Imam Hamanei: SHBA-ja po formon aleancë me vendet e rajonit për të mposhtur statutin islamik

Publikuar në Korrik 3, 2018, 12:32 a.m.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Imam Hamanei mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të mbajtur sot në Universitetin Ushtarak Imam Husein dhe aty mbajti një fjalim.

Kryekomandanti i Forcave të Armatosura të Iranit, Imam Hamanei vuri në dukje se falë durimit dhe besimit, armiqtë nuk mund të bëjnë asgjë dhe shtoi se durimi dhe besimi janë për të gjithë kombin, përfshirë autoritetet e vendit.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik vuri në dukje se me “durim” dhe “besim”, Revolucioni do të jetë rrënja dhe pronari i ardhshëm dhe u shpreh kështu: “Ju të rinjë të shenjtë, nëse autoritetet e vendit dhe kombi kanë durim dhe besim, armiku nuk do të mund të ju dëmtojë.”

Kryekomandanti tha se kuptimi i “pushtetit kombëtarë” nuk është që t’ja japësh parat e vendit një vendi tjetër dhe të blesh armë dhe shtoi se pushteti kombëtarë nuk nënkupton as atë që një vend nga ana tjetër e botës të vijë dhe të krijojë bazë për të mbështetur një vend dhe as të thithësh gjakun e një kombi për të mbrojtur pushtetin e një dinastie.

Imam Hamanei vuri të dukje se gjatë përparimit të popullit iranian, Amerika nuk ka mundur t’i bëjë asgjë atyre dhe shtoi se kjo është arsyeja më e madhe e pushtetit të kombit iranian.

Duke vënë në dukje se të ashtuquajturat lëvizje liberale, pro-perëndimore dhe pro-amerikane, janë kundër Revolucionit që nga dita e parë, Imam Hamanei theksoi se të tre këto rryma u mundën përballë Revolucionit Islamik dhe se Republika Islamike zmbrapsi të gjithë këta armiq të brendshëm dhe të jashtëm me ndihmën e kombit.

Imam Hamani vuri në dukje se aleancat që SHBA-të vendosën në rajon treguan fuqinë e Republikës Islamike duke u shprehur se: “Po të kishte Amerika forcë për të mposhtur statutin islamik, nuk do të kishte nevojë të formojë aleanca me shtete të tjera për të sjellë trazirë dhe paqëndrueshmëri në Iran.”

Imam Hamanei vuri në dukje se me rritjen e armiqësisë së kombit iranian ndaj Amerikës, rritet edhe urrejtja dhe shtoi se plani i sotëm i armkut është që të  tensionoj kombin me statutin, por kjo është një marrëzi, sepse nuk e dinë se statuti nuk është ndonjë gjë tjetër veçse kombi iranian.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik i cili vuri në dukje se pavarësisht sanksioneve dhe presionit, kombi iranian do të mbrojë unitetin e tij dh do të fitoj me ndihmën e Zotit, shtoi se brezat e rinj duhet të dinë se armiku është kundër pavarësisë së tyre, vizionit, progresit dhe ekzistencës së tyre në fushën e shkencës dhe politikës.

Imam Hamanei vuri në dukje atë se disa prej tyre thanë "Le të dorëzohemi ndaj shtypjes së armikut", duke deklaruar se: “Ata nuk e dinë se dorëzimi është më shumë se vetëm një rezistencë shumë e madhe. Edhe rezistenca ka një çmim, por fitimet janë qindra herë më të mëdha.”

Imam Hamanei i ftoi të gjithë, duke përfshirë edhe popullin dhe autoritetet, që të kujdesën për të bëmat e tyre dhe kërkoi nga autoritetet që të qëndrojnë larg nga pakujdesia, shkujdesja, përtacia, arroganca dhe luksi ndaj popullit.

Imam Hamanei rikujtoi se Republika Islamike është një statut i bazuar në popull dhe dashuri, duke vënë në dukje se përpjekjet e presidentëve të mëparshëm të Shteteve të Bashkuara nuk kanë pasur ndonjë rezultat dhe se qëllimi i presioneve të tanishme ekonomike është të shqetësojë njerëzit, por armiku do të mposhtet falë unitetit të popullit dhe të rinjëve fetarë dhe punëtor dhe theksoi se statuti dhe kombi janë dy pjesë të pandashme me njëra-tjetrën.

Në vazhim të ceremonisë së diplomimit ushtarak, Komandanti i Përgjithshëm i Gardës Revolucionare, gjeneral major  Xhaferi vuri në dukje përballjen e frontit deklaroi se kombi revolucionar i Iranit është në prag të një përvoje të rëndësishme historike, rezultati i së cilës është mosbesimi ndaj SHBA-së dhe formimi i një epoke në unitetin e forcës për të luftuar kundër llojeve të komploteve të imperializmit.

Komandant Xhaferi vuri në dukje se të rinjtë e devotshëm dhe revolucionarë të Gardave Revolucionare janë shumë të përgatitur për t'i rezistuar të gjitha llojeve të komploteve të armikut, duke shtuar se të gjithë mund t’a parashikojnë rënien e të ashtuquajturave perandori të fuqishme nga veprimet dhe vështrimet e këtyre guximtarëve.

Edhe komandanti i Universitetit Imam Husein, gjenerali Fazli gjithashtu, paraqiti një raport në ceremoni, lidhur me iniciativat dhe programet e universitetit.

Në këtë ceremoni, disa komandantë, profesor dhe hulumtues morën dhurata nga kryekomandanti si dhe dy studentë grada dhe spaleta.



Burimi : Rast Haber