Bilanci 3 mujor i ‘Marshit të Madh të Kthimit’ në kufirin Izrael-Gaza: 135 të vdekur, 15 mijë të plagosur

Publikuar në Korrik 1, 2018, 11:43 p.m.

Në protestat e Marshit të Madh të Kthimit të cilat kanë zgjatur që nga 30 marsi deri më tani në kufirin e Gazës, ushtarët izraelit kanë vrarë 135 palestinezë. Në këto protesta janë plagosur më shumë se 15 mijë palestinezë.

 Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë palestineze në Gaza, Eshref al Kudra se 15.200 palestinezë, përfshirë edhe ata të prekur nga bomba me gaz, u plagosën gjatë Marshit të Madh të Kthimit.

Kudra vuri në dukje se: “Gjendja e 370 prej të plagosurve është e rëndë. 2.356 e të lënduarve janë fëmijë, ndërsa 1.160 gra”, duke shtuar se në mesin e të të plagosurve janë edhe 231 punonjës shëndetësorë dhe 175 gazetarë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të vdekurve që nga 30 marsi, kur filluan protestat në kufirin e Gazës, ka arritur në 135.

Palestinezët kanë organizuar protesta paqësore nën emrin ‘Marshi i Madh i Kthimit’ në kufirin e Izralit me Rripin e Gazës që nga 30 marsi, me rastin e 42 vjetorit të Ditës së Tokës.

Ndërsa ushtarët izraelit kanë hapur zjarrë ndaj popullit civil të cilët kërkojnë ‘të kthehen në tokat nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme që zbatohet ndaj Gazës që nga viti 2006’.



Burimi : Sputnik News