Arabia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe komploti i Bahreinit për Palestinën

Publikuar në Korrik 1, 2018, 7:56 a.m.

Anëtari i komisionit qëndror të Hezbollahut ka deklaruar se Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini janë një trekëndësh konspirativ kundër vlerave të Palestinës.

Në konferencën e tij vjetore të Kur'anit të mbajtur nga Instituti i Edukimit Islamik të al-Mehdiut  në Bejrut, Shejh Nebil Kavuk, një anëtar i komisionit qendror të Hezbollahut të Libanit është shprehur se Kurani të cilin Zoti e ka dërguar si udhërrëfyes dhe mëshirë ndaj njerëzve, sot prezantohet si libër i masakrave, vrasjeve dhe egërsi, dhe vrasjet, pushtimet e qyteteve dhe tradhtia ndaj grave po bëhet në emër të Kuranit.

Gjatë vazhdimit të deklaratës së tij, Kavuk e akuzoi regjimin saudit dhe tha se me Kuran, Zoti ka dashur t’a udhëheq këtë popull në të mirë dhe në begati, por shohim se regjimi saudit tradhtoi mësimet e Kur'anit me zbatimet dhe ndërhyrjet e tyre, si dhe shtoi se ata po organizojnë komplot kundër vlerave të Palestinës.

Më pas, anëtari i komisionit qendror të Hezbollahut të Libanit u shpreh se Arabia Saudite po përdor të gjithë forcën e saj diplomatike, politike dhe financiare për të zbatuar Marrëveshjen e Shekullit ndaj popullit palestinez dhe edhe Izraeli gjithashtu mbështetë me kënaqësi politikat e Arabisë në rajon dhe e sheh këtë si një mundësi strategjike për të arritur aspiratat e saj si dhe shtoi se Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini po përpiqen të shkatërrojnë vlerat e Palestinës duke krijuar një trekëndësh konspirativ kundër saj.

Në vazhdim të deklaratës së tij, lidhur me punët e brendshme të Libanit, Shejh Nebil Kavuk u shpreh se politikat e Arabisë Saudite kanë arritur deri aty sa të ndërhyjnë edhe në zgjedhjet parlamentare të Libanit dhe vuri në dukje se edhe tani, ato po ndërhyjnë në formimin e kabinetit të ri.

Në fund, anëtari i komisionit qendror të Hezbollahut të Libanit u shpreh se çështja më e rëndësishme para formimit të qeverisë në Liban është një çështje kombëtare kur shihet nga jashtë, por në fakt ajo është rajonale dhe me bazë saudite, dhe pengesa më e dukshme për krijimin e qeverisë  është Hezbollahu dhe shtoi se përpjekjet e Arabisë për të krijuar një front politik dhe përpjekjet për të treguar pozicionin e aleatëve të Arabisë janë të mëdha.



Burimi : Rast Haber