Ministri i Inteligjencës: Marrëveshja bërthamore është në gjendje të vështirë

Publikuar në Qershor 28, 2018, 3:03 a.m.

Ministri i Inteligjencës i Republikës Islamike të Iranit tha në një deklaratë se deklaroi se në Iran janë duke u përgatitur pajisjet për fillimin e aktiviteteve për pasurimin e uraniumit për 20 për qind.

Në një deklaratë të bërë për gazetarët në Qendrën e Pasurimit ‘Shehid Ali Muhammedi’ në Fordo, ministri i Inteligjencës i Republikës Islamike të Iranit, Seyyid Mahmut Alevi u shpreh se në negociatat me palët e huaja, u shpall se marrëveshja bërthamore në Iran sot, është në gjendje të vështirë.

Ministri Alevi vuri në dukje se morali i shkencëtarëve të cilët punojnë në këtë objekt është i mirë dhe theksoi se vullneti i iranianëve nuk është kurr nën ndikimin e dëshpërimit që sjell armiku.

Duke vënë në dukje se SHBA-ja ka shkelur përgjegjësitë e saj bërthamore, Alevi deklaroi se tërheqja e një anëtari ose anëtarëve të tjerë të bijëve të Iranit nga marrëveshja bërthamore, tregon se nuk ka ndikim mbi këtë të fundit, dhe se ashtu siq ka thënë udhëheqësi i Revolucionit Islamik, në kuadrin e marrëveshjes bërthamore, forca e pasurimit në Iran duhet të ngrihet në 190,000 SWU dhe se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për këtë.

Ministri i inteligjencës theksoi gjithashtu se ata që shkelën marrëveshjen bërthamore së shpejti do ta shohin se kjo do të jetë më e dëmshme për ta, se sa për Iranin dhe vuri në dukje se kërcënimet e armikut nuk janë asgjë për ta dhe se këto kërcënime i kanë lënë prapa lehtë.



Burimi : Tasnem News Agency