Seminar ndërfetar në Jordani

  • None
Publikuar në Maj 14, 2014, mesnatë

Një seminar ndërfetar i titulluar Dialogu dhe Miqësia midis Religjioneve Hyjnore do të mbahet më 14 maj në Jordani.


    Sipas gazetës Al-Dastur, seminari do të organizohet nga Shoqata Jordaneze për Mendim dhe Dialog.


     Programi është planifikuar për të përkuar me udhëtimin e Papës  Françeskut, kreu i Kishës Katolike, për në Jordani më 24 maj.  


   Figura politike, studiues, intelektualë dhe aktivistë të medias janë ftuar të marrin pjesë në seminar.


    Hajil Davoud, Ministri i Jordanisë për Çështje Islame,  Dr, Abdul Salam Al-Abbadi, ish-ministri i vendit të Vakëfeve, Raouf Abu Xhaber, kreu i Këshillit Qendror Ortodoks në Jordani dhe Palestinë, Nabil Haddad, drejtor i Qendrës Jordaneze e Studimeve për Bashkëjetesë Fetare dhe Raf'at Badr, Drejtor i Qendrës për Studime Katolike dhe Media në Jordani do të jenë në mesin e pjesëmarrësve në program.