Çfarë do të thoshte Iman Hamenei me shprehjen “nëse armiku na godet me një raketë ne do t’i godasim me 10 të tjera”?

Publikuar në Qershor 26, 2018, 11:34 p.m.

Njësitë ushtarake saudite, apo aeroportet e tyre përmbajnë një numër të lartë raketë-hedhësësh Patriot. Skenari më i mirë i mundshëm nga këndvështrimi i sauditëve është që gjatë gjysmë orës së para, ose gjatë orës së parë të mund të neutralizojnë me sistemet e tyre 30-40 raketa që do të hedhë Irani. Por çfarë do të ndodhë kur Irani të ndërmarrë hapin e dytë dhe të hedhë në mënyrë të pandërprerë edhe 30 raketa të tjera?

“Irani është shndërruar në vendin që ka fuqinë më të madhe të raketave në rajon – nëse armiku hedh një raketë, përgjigjen do ta marrë me dhjetë raketa”

Drejtori i zyrës ushtarake të agjencisë së lajmeve Tasnim, Hysejn Delirian, i cili ka një marrëdhënie të ngushtë me Ushtrinë e Gardianëve të Revolucionit Islamik (IRGC), nëpërmjet llogarisë së tij nëtwitter më 4 qershor të 2018-ës ka analizuar mesazhin e përcjellë nga Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Hamenei duke u shprehur se “nëse armiku hedh një raketë, përgjigjen do ta marrë me dhjetë raketa”:

“Sot, Udhëheqësi Hamenei ka përmendur për herë të parë një strategji shumë të rëndësishme në lidhje me përgjigjen që mund të japë Irani në rastin e një sulmi të mundshëm ushtarak. Është mëse e sigurt se kjo strategji e publikuar nën emrin ‘Ethet e sulmit’ do të tërheqë vëmendjen e analistëve në gjithë botën. Do të mundohem që nëpërmjet disa Tweet-eve t’ju shpjegoj në mënyrë të thjeshtëzuar këtë strategji:

Udhëheqësi i Revolucionit është shprehur sot se: Irani është shndërruar në vendin që ka fuqinë më të madhe të raketave në rajon – armiku është i vetëdijshëm se nëse hedh një raketë, përgjigjen do ta marrë me dhjetë raketa. Pavarësisht se kjo është një fjali shumë e shkurtër, ajo mbështetet në themelet dhe sigurinë e një prezence të pamohueshme ushtarake dhe nëpërmjet kësaj fjalie ne mund të ndjekim një logjikë të strategjisë së re raketore të Iranit.”

“Nga kjo fjali e Udhëheqësi të Revolucionit, i cili është komandant i të gjithë forcave ushtarake mund të nënkuptohen dy mesazhe:

Irani, pra Forcat Ajërore të Ushtrisë së Gardianëve të Revolucionit Islamik (IRGC) zotërojnë një sasi të konsiderueshme të raketave balistike.

Irani është serioz në qëndrimin e tij se është i gatshëm t’i përgjigjet çdo sulmi të armatosur që mund të kryhet kundër tij.”

“Fillimisht le të kuptojmë mirë mesazhin e shprehjes, nëse godisni me një do t’ua kthejmë me 10.”

“Në këndvështrimin ushtarak kjo fjali do të thotë se: Nëse Irani goditet fillimisht me një plumb nga armiqtë e tij, atëherë Irani do t’i kundërpërgjigjet këtij sulmi duke vërshuar në qiell raketa. Kjo do të thotë se, kundrejt çdo sulmi përgjigja do të jetë me një vërshim të kundër-sulmit.”

“Kuptimi i sulmit gjithëpërfshirës është i qartë. Irani e ka shprehur haptazi edhe më parë se do të sulmojë pozicionet e shtetit sulmues që ka të vendosur në shtetet e rajonit. Sipas kësaj, për shembull, nëse Amerika godet me një plumb të vetëm Iranin, atëherë Irani do të godasë të gjitha 33 njësitë ushtarake që Amerika ka në 10 shtetet të rajonit.”

“Kundërsulmet gjithëpërfshirëse me raketa jo vetëm që janë një strategji superioriteti por gjithashtu përcjell edhe një mesazh tjetër. Irani është i vetëdijshëm se shtetet në rajon kanë sisteme të mbrojtjes ajërorë, megjithatë ka hartuar një strategji të veçantë për t’u përballur me shtetin sulmues, po shtetet sulmuese.”

“Kuptimi më i qartë i kësaj është si më poshtë: Pavarësisht se shtetet armiqësore me Iranin në rajon gjatë këtyre viteve të fundit kanë marrë në posedim apo kanë prodhuar veetë sisteme mbrojtëse ajërore, dihet se këto sisteme mbrojtëse ajërore kanë kapacitete të kufizuara të mbrojtjes nga raketat.

“Për shembull, Irani e sheh Arabinë Saudite si një armik ‘të vogël’. Sistemet mbrojtëse ajërore përbëhen nga raketë-hedhësit Patriot. Nëse Arabia Saudite vendos që të sulmojë e para qoftë edhe me një plumb, Irani që në kundërsulmin e parë do të godasë disa ga pikat më të rëndësishme të bazave ushtarake të sauditëve.”

“Njësitë ushtarake saudite apo aeroportet e tyre,duke pwrfshirw kwtu edhe ato nw Riad përmbajnë një numër të lartë raketë-hedhësësh Patriot. Skenari më i mirë i mundshëm nga këndvështrimi i sauditëve është që gjatë gjysmë orës së para, ose gjatë orës së parë të mund të neutralizojnë me sistemet e tyre 30-40 raketa që do të hedhë Irani.”

“Por çfarë do të ndodhë kur Irani të ndërmarrë hapin e dytë dhe të hedhë në mënyrë të pandërprerë edhe 30 raketa të tjera?

Tashmë jam i sigurt se e preceptoni më qartësisht se çfarë do të thotë sulm gjithëpërfshirës dhe të vazhdueshëm.” 

“Le të marrim si të mirëqenë se sistemet ajërore mbrojtëse të bazave ushtarake saudite do t’i kundërpërgjgjen sulmeve të para –dhe kështu do të boshatisen raketë-hedhëset gjë funksionojnë si sisteme mbrojtëse – dhe Irani të ndërmarrë hapin e dytë dhe të hedhë në mënyrë të pandërprerë edhe 30 deri në 40 raketa të tjera. Në një situatë të këtillë, këto raketa për më pak se pesë minuta do të mund të depërtojnë në bazat ushtarake saudite ndërkohë që sistemi i mbrojtjes ajërore nuk do të jetë aktivizuar ende.”

“Raketat iraniane kanë fuqinë që të ushtrojnë forcë të madhe në pikën ku godasin dhe me raundin e dytë të hedhjes së raketave pa dyshim që e gjithë baza ushtarake do të shkatërrohet tërësisht. Një gjë e këtillë do të thotë se eshte sistemet ajërore mbrojtëse nuk do të jenë më në gjendje që të funksionojnë.”

“Për më tepër, duke marrë parasysh edhe shumë arsye të tjera, unë besoj se që në dallgën e sulmit të parë raketat irniane do të mund të godasin shumë objektiva të bazave ushtarake saudite.”

“Duhet tërhequr vëmendja që në sulmet ajërore të Jemenit në bazat ushtarake të Riadit dhe bazave të tjera, Arabisë Saudite iu desh që të godiste me 4-5 raketa Patriot për të ndaluar një raketëBurqan H2 të hedhur nga Jemeni. Për këtë arsye, gjatëdallgës së sulmit të parë gjithëpërfshirës të Iranit mbi njësitë ushtarake është e logjikshme që të shkaktojë shumë shkatërrime.”

“Tashmëështë mëse e qartë se Iranit i duhet të lëshojë 250 deri në 300 raketa nëse do të godasë 5 bazat kryesore ushtarake të sauditëve. Ky është kuptimi i asaj që Udhëheqësi sot e ka shpjeguar si strategjia e goditjes me sulme të furishme raketash.”

“Duke marrë parasysh shembullin që shpjeguam më lart, në momentin që Irani do të zbatojë një strategji të këtillë, shteti i cili vendos të sulmojë i pari, duke përfshirë këtu edhe sauditët, shtetet e tyre do të pësojnë dëme të mëdha brenda vendit qënë ditën e parë apo të dytë pas sulmit.”

“Përsa i përket sauditëve, mund të thuhen se më shumë se gjysma e 300-350 avionëve bombardues së kanë mund të shkatërrohen që në ditën e parë apo të dytë pas sulmit.”

“Një mesazh tjetër i rëndësishëm që udhëheqësi ka përcjellë për të githë armiqtë e Iranit me anë të kësaj fjalie të shkurtër është se Irani tashmë ka në zotërim një numër të konsiderueshëm të raketave që kanë aftësi të larta që goditjes së objektivave si dhe kapacitete të larta të raketave që godasin në të njëjtën kohë njëherazi.”

“Kjo është një pikë shumë e rëndësishme: Irani ka kapacitetet që kundrejt një sulmuesi të vetëm, apo disa sulmuesve njëkohësisht të mund të kundërpërgjigjet me sistemin e tij ajëror mbrojtës raketor i cila mun të godasë në mënyrë të vazhdueshme dhe njëherazi.”

“Dhe pika e fundit qëndron se: këto raketa përbëjnë vetëm një pjesë të armatimeve të sistemit mbrojtës të Iranit dhe nëse do të jetë e nevojshme do të flasim në vazhdim edhe në lidhje me mjete të tjera mbrojtëse të Iranit.”

“Nga këtu duket qartë se Irani ka planifikuar dhe ka prodhuar seri raketash për funksione të ndryshme dhe se Irani është një fuqi e klasit të parë në rajon përsa i përket posedimit të raketave.”



Burimi : Medya Şafak