SHBA-ja dhe vendet perëndimore kanë humbur luftërat e tyre për pushtet

Publikuar në Qershor 26, 2018, 11:17 p.m.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Hezbollah në Liban, Sheikh Naim Kasim ka thënë se SHBA-ja dhe vendet perëndimore nuk e dëshirojnë zgjidhjen e problemit për emigrantët sirian.

Duke folur në ceremoninë e mbajtur me rastin e ditës së 40-të të vdekjes së Haxhi Hajdar Ali Shems, Sheikh Naim Kasim vuri në dukje se në 7 vitet e fundit, SHBA-ja dhe vendet perëndimore janë mposhtur një nga një nga qeveria siriane dhe aleatët e saj në luftën për pushtet dhe shtoi se ata nuk dëshirojnë që emigrantët sirian të zgjidhin problemin e tyre dhe se dëshirojnë të vazhdojnë presionin e tyre ndaj qeverisë siriane në mënyrë që të arrijnë qëllimet e tyre politike.

Sheikh Naim Kasimi u shpreh se ka shumë vende në Siri ku emigrantët mund të strehohen në mënyrë të sigurtë.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut gjithashtu u shpreh se qeveria e Sirisë dhe ajo e Libanit duhet të bëjnë një marrëveshje për kthimin e emigrantëve.

Gjatë vazhdimit të fjalimit të tij, Sheikh Naim Kasim u shpreh se problemi i SHBA-së nuk janë vetëm Hebollahu, Irani, Libani, Siria dhe Jemeni, por edhe vendet evropiane, Rusia, Kina dhe madje e gjithë bota, sepse Uashingtoni dëshiron të dominojë dhe të shtyp të gjitha vendet.

Duke rikujtuar se  të gjitha problemet dhe fatkeqësitë në rajon dhe në të gjithë botën rrjedhin nga prania e Izraelit, Sheikh Naim Kasimi shtoi se: “Për sa kohë sa ekziston rezistenca, planet e SHBA-së dhe Izraelit në rajon nuk do të realizohen.”



Burimi : Rast Haber