Fitorja e Erdoganit dhe AKP-së në zgjedhjet e mbajtura në Turqi

Publikuar në Qershor 26, 2018, 1:50 a.m.

Fitoren e Erdoganit në zgjedhjet presidenciale dhe partisë së tij AKP-së në zgjedhjet parlamentare e ka konfirmuar edhe Komisioni Qendror Zgjedhor.

“Sipas rezultateve tona, Rexhep Tajib Erdogani ka fituar votat e mjaftueshme për president. Sipas rezultateve akoma  jo të plota, pragun zgjedhor prej 10% kanë kaluar, AKP-ja, CHP-ja, MHP-ja, IP-ja dhe HDP-ja.

Rezultatet i kanë konfirmuar, pas numrit prej 97,7% të votave të numëruara, duke cekur se ato vota që nuk janë numëruar akoma nuk do të kenë ndikim në rezultatin përfundimtare. Sipas rezultateve jozyrtare  të zgjedhjeve të parakohshme presidenciale dhe parlamentare të mbajtura në Turqi, presidenti aktual Rexhep Tajib Erdogani ka fituar 52,6% të votave.

Kandidati i CHP-së Muharem Inxhe ka fituar 30,8%, pasojnë kandidati i HDP-së Selahatin Demirtashi me 8,2% , i IP-së Meral Akshener  7,4%. Koalicioni AKP-së dhe MHP-së  sipas votave të gjertanishme të numëruara ka fituar 53,6%, koalicioni CHP-IP-Saadet-DP-ja me 34,2%.

Duke iu adresuar ithtarëve të vet para selisë së AKP-së në Ankara, Erdogani ka theksuar se fitues më të mëdhenj të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare janë demokraci dhe populli i Turqisë. Sipas fjalëve të tij”populli me vendosmëri ka mbajt anën e mbrojtjes së lirisë dhe ardhmërisë”: Paraprakisht kandidati i partisë kryesore opozitare  të CHP-së, Muharem Inxhe ka pranura fitoren e Erdoganit në zgjedhjet e djeshme presidenciale dhe parlamentare të mbajtura në Turqi.

“Populli i cili me duarthate ka ndaluar tanksat, topta, avionët, helikopterët dhe armatimim e puqistëve, me të njëjta duar ka qëndzraur në mbrojtjen e lirisë dhe ardhmërisë së vet. Ka fituar Turqia, popullu turk, por edhe t gjithë popujt e robëruar në botë”, ka cek Erdogani.

Është theksuar se do të “vazhdojnë përpjekjet e mëdha ashtu që Turqia të realizojë të gjitha qëllimet e parapara gjatë viteve të ardhshme”.”Me fuqinë të cilët na keni dhënë në zgjedhje, të gjithë së bashku do të realizojmë qëllimet e shtetit tonë gjer më 2023”.



Burimi : Al Jazeera