Erakçi: BE-ja do të shpallë së shpejti propozimin për vazhdimin e Marrëveshjes Bërthamore

Publikuar në Qershor 26, 2018, 1:47 a.m.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit njoftoi se ata janë duke pritur propozimin të cilin palët do të i’a paraqesin Iranit për vazhdimin e Marrëveshjes Bërthamore.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, Seyyid Abbas Erakçi tha se pakoja e BE-së me propozimet që garantojnë interesat e Iranit për vazhdimin e Marrëveshjes Bërthamore, do të paraqitet deri në fund të këtij muaji.

Në deklaratën e bërë, Erakçi u shpreh se Marrëveshja Bërthamore nuk është në kushte normale dhe shtoi se këto kushte janë anormale për shkak të largimit të Amerikës dhe se Irani dhe palët e tjera po përpiqen të vazhdojnë Marrëveshjen Bërthamore.

Erakçi i cili tha se nëse kjo nuk bëhet, do të kthehet gjendja e mëparshme, duke shtuar se: “Aktivitetet bërthamore dhe heqja e embargove janë dy këmbët e Marrëveshjes Bërthamore dhe ekuilibri i Marrëveshjes Bërthamore qëndron mbi këto dy baza dhe pa njëren prej këtyre bazave, ekuilibri do të prishet.”

Erakçi u shpreh se Rusia, Kina dhe vendet evropiane kanë nivelin më të lartë të vullnetit politik për vazhdimin e Marrëveshjes bërthamore dhe se po pret se si ky vullnet do të pasqyrohet në vepër.

Erakçi u shpreh se: “Ashtu siq ka thënë edhe udhëheqësi i Revolucionit Islamik, marrëveshja bërthamore dhe embargot nuk shkojnë së bashku dhe nuk mund të pranohet që Irani të përmbush detyrimet e veta duke pasur embargo.”



Burimi : Tasnem News Agency