Gjashtëdhjetë pyetje fetare për fëmijët 16

Publikuar në Qershor 25, 2018, 8:01 a.m.

Pse duhet të kemi frikë Zotin?

Lumturia është kërkesë e baorëve të botës

Rruga për të arritur tek ajo gjithashtu është Zoti që ëshë më i miri

Zoti që nuk ka frikë, Ai është krijuesi i botës

Krijuesi i dashurisë së nënës me parajsën madhështore

Por kije frikën mëkatin që është faktor i shkatërrimit

Për devijimin tonë djalli është në pritë.

Niveli i parë

Pse duhet të kemi frikë Zotin? Ai është shumë i mëshirshëm!

Ai i cili është më i mëshirshëm se të gjithë të tjetër, nuk ka vend për frikë. Zoti për lumturinë tonë na ka treguar të gjitha veprat e mira dhe ka thënë që nëse dëshironi që të jeni të lumtur dhe të shkoni në parajsë patjetër duhet që të kryeni vepra të mira dhe të mos dëgjoni fjalët e djalit. A e di se ç’farë gjërash duan njerëzit dhe nga ç’farë kanë frikë?

Nga ç’farë?

Të gjithë njerëzit duan që të jenë të lumtur dhe kanë frikë nga mjerimi dhe fatkeqësia. Nëse njeriu nuk dëgjon fjalët e Zotit dhe në vend të Tij dëgjon fjalët e djallit bëhet i mjerë dhe fatkeq dhe do të vuajë shumë. Mu për këtë arsye thonë që duhet të keni frikë nëse nuk i dëgjoni fjalët e Zotit, pra njeriu duhet të ketë frikë nga mosbindja ndaj Zotit, jo nga Zoti i Gjithëmërshishëm.

Përveç kësaj, ata të cilët e duan Zotin, nuk kryejnë ndonjë vepër që Zoti i Mëshirshëm të shqetësohet; p.sh. fëmijët e mirë dhe të dashur  që i duan prindërt e tyre dhe asnjëherë nuk kryejnë ndonjë vepër që ata të shqetësohen  dhe gjithnjë kanë frikë që mos t’iu ndodhi donjë gjë që babai dhe nëna të shqetësohen. A nuk është kështu?

Po.

Epo, Zoti është edhe më i dashur dhe më i mëshirshëm se nëna dhe babai. Njeriu duhet të jetë i kujdesshëm që të moskryejë ndonjë vepër që Zotit të mos i pëlqejë. Kështu që kuptimi i termit “frika ndaj Zotit”  është ky që të kemi frikë nga ajo që të mos  kryejmë ndonjë vepër që Zoti të mos e pëlqejë atë dhe të shqetësohet, sepse kështu djalli i cili është armik i Zotit, del fitimtar dhe ne humbim!

Niveli i dytë

Pse thonë që duhet të kemi frikë Zotin?

Kjo është një shprehje. Sigurisht  që ndonjëherë nuk përdoret drejt dhe me vend; p.sh. ndonjëherë thuhet që njeriu mendon që Zoti është i friksëm! Nëse thuhet: “Druhju Zotit” ka për synim që të ruajmë veten tonë nga kundërshtimi i Zotit të Mëshirshëm, dhe jo që të kami frikë nga vetë Zoti! Sipas teje a është  e drejtë që të themi që Zoti po thotë mos ejani drejt Meje dhe largohuni nga Unë?! Zoti i Mëshirshëm gjithnjë dhe në çdo kohë neve na ka ftuar që të nxitojmë drejt mëshirës dhe mirësisë së Tij dhe të mos shkojmë drejt asukjt tjetër. Në Kur’an po thotë: “Largohuni nga çdo gjë dhe çdo kush dhe drejtohuni drejt Zotit. Ose p.sh. në një vend tjetër thuhet “frika ndaj Zotit” do të thotë të kemi frikë nga tortura e xhehennemit, jo nga vetë Zoti.

Zoti i Mëshirshëm ka krijuar çdo gjë për ne dhe ne Atë e konsdierojmë burim i mëshirës. Zoti i tha hz. Musait (a.s): Betohem në madhështinë Time që i dua njerëzit, bëj diçka që dhe njerëzit të më duan Mua”! H.z Musa (a.s) tha: “Ç’farë të bëj?” u përgjigj: “Kujtojau atyre begatitë e Mia”.[1]  

Nga ky Zot nuk duhet pse të kemi frikë; nëse thuhet: “Largohuni nga zjarri i xhehenemit” ka për synim që të largohemi nga xhehenemi që veprat e  këqija të njeriut e krijojnë për të, dhe nuk do të thotë që Zoti dëshiron që të dërgojë ndonjërin në xhehehnem. Zoti ka dërguar për ne të gjithë të Dërguarit dhe imamët në mënyrë që të dëgjojmë fjalët e tyre dhe mos të bëhemi banorë të xhehenemit.

Niveli i tretë

Pse duhet të kemi frikë Zotin?

Zoti i Madhëruar është burim i mëshirës në mënyrë që të gjithë janë të magjepsur pas mirësisë së Tij. Të Dërguarit, imamët, muslimanët, të krisherët dhe ... kanë shpresë tek falja e Tij; madje dhe nëse krijesat më të këqija e kuptojnë madhështinë dhe bujarinë e Zotit nuk munden që të jenë të  pashpresë nga mirësitë dhe dobitë e Tij. Synimi prej “devotsmërisë” që thuhet gjithashtu është ky që të ruajmë veten tonë nga gabimet dhe mosbindja kurse kuptimi i shprehjes “frikë” po ashtu është kjo që të frkësohemi nga ajo që të mos kryejmë ndonjë vepër që të privohemi nga Mëshira e Tij.

Cilat vepra bëhen shkak që të privohemi nga mëshira e Zotit?

P.sh. larg qoftë të bëhemi politeist apo i ateist  dhe mos të na jepet mundësia që të pendohemi dhe kompensojmë gabimin tonë. Ndosha dhe mëkatet tjera kanë këtë efekt.

Ç’farë mëkatesh?

Gabime dhe mëkate që janë përmendur në Kur’an dhe Zoti ka pemtuar dënim për ata quhen “mëkate të mëdha” kurse mëkatet tjera janë “mëkate të vogla”

Si rrjedhojë Zoti i Madhëruar është burim i mëshirës, në mënyrë të atillë që çdo kush ta njohë Atë dhe ta dashurojë Atë. Imamët tanë të dashur në lutjet e tyre kur i drejothen Zotit po thonë: “O Zoti im! Na e përfshijë zemrën tonë në mëshirën Tënde.[2] Ose imamët i prëshkruajmë në këtë mënyrë: “Ju në dashurinë e Zotit keni arritur kulmin. [3]

Si rrjdhojë Zoti i cili si një prej bazave dhe themeleve të unversit e ka caktuar “dashurinë” nuk ka aspak frikë.

 

[1] Mishketul envar, f 314; irshedul kulub, v, 1, f, 277

[2] Mefatihul xhenan, lutja Kumejl

[3] Po aty, lutja xhamee.