Dy roje kufitare në Iran kanë vdekur në një përleshje me kontrabandistët e drogës

Publikuar në Qershor 25, 2018, 1:58 a.m.

Komandanti i Unionit të Gardës Kufitare të Republikës Islamike të Iranit, gjeneral Kasim Rizai ka raportuar se dy roje kufitare të Iranit, kanë vdekur në një përleshje me kontrabandistët e drogës, në provincën Sistan dhe Baluchestan që gjendet në kufirin e Iranit me Afganistanin.

Komandanti Rizai ka thënë se në operacionin e zhvilluar dje në kufirin e Zabulit dhe Zahidanit, janë kapur armë, municion, pajisje ushtarake, mjete të komunikimit si dhe mbi një ton substanca të ndryshme të drogës të cilat u përkisnin kontrabandistëve.

Komandanti i Unionit të Gardës Kufitare të Iranit shtoi se në këtë konfikt, bandat terroriste mbështetën ushtarakisht kontrabandistët.

Komandanti Rizai tha se ndërsa dy kontrabandistët në konflikt po neutralizoheshin, kontrabandistët e tjerë u arratisën drejt Afganistanit.

Deri më tani, Republika Islamike e Iranit në luftën kundër drogës ka dhënë mbi 3.000 dëshmorë dhe mijëra të lënduar.



Burimi : Suriye Gerçekleri