Rradha e Iranit në prodhimet shkencore rritet nga 34 në 16

Publikuar në Qershor 25, 2018, 1:53 a.m.

Duke folur në Konferencën Iraniane dhe Evropiane mbi Bashkëpunimin Ekonomik dhe Teknologjik në Bruksel, zëvendëskryetari i Shkencës dhe Teknologjisë i Iranit, u shpreh se Irani është ngritur nga rendi i 34 në atë të 16 në botë sa i përket prodhimeve shkencore.

Sorena Settari, i cili deklaroi se Republika Islamike e Iranit bënë pjesë në vendet e para për nga prodhimet shkencore, deklaroi se numri i studentëve iranianë është rritur nga 2.400.000 në 4.800.000, duke thënë se: “Kjo situatë e ka ngritur Iranin në mesin e pesë vendeve të para në botë për sa i përket numrit të inxhinierëve.”

Settari tha se Irani u ngrit në një mënyrë të paparë në fusha të ndryshme si bioteknologjia e përparuar, nanoteknologjia, energjia e ripërtëritshme dhe qelizat staminale.

Sorena Settari tha se përveç përparimeve të rëndësishme në shkencë dhe teknologji, Irani ka përparuar edhe në drejtim të ekonomisë së bazuar në inovacion dhe dije, dhe duke vënë në dukje se Irani posedon shumë njerëz të arsimuar dhe sipërmarrës, u shpreh se Irani bënë pjesë në rradhën e parë për prodhimin e barnave biologjike në Azinë Perëndimore dhe se ka eksportuar barna biologjike në më shumë se 10 vende.

Settari tha se Irani ka qenë ndër pesë sipërmarrësit më të mirë të botës për vitin e kaluar.



Burimi : Suriye Gerçekleri