Në sulmin e kryer nga ushtria e Irakut në Siri janë vrarë 45 militantë të ISIS-it

Publikuar në Qershor 25, 2018, 1:47 a.m.

Është raportuar se si pasojë e sulmit ajror të kryer nga Forcat Ajrore Irakiane në Siri janë vrarë 45 militantë të ISIS-it.

Në lajmin e bazuar në deklaratën e bërë nga ushtria e Irakut për kanalin Channel NewsAsia, u raportua se operacioni u krye kur komandantët e ISIS-it u mblodhën në qytetin Hajin të Sirisë. Në sulmin ajror ku u përfshinë edhe avionët F-16, u shkatërruan 3 ndërtesa të militantëve.

Në deklaratën e bërë nga Forcat Ajrore Irakiane, u tha se: “Si rezultat i operacionit, të gjitha objektivat u shkatërruan dhe u vranë rreth 45 terroristë.”

U raportua se në mesin e të vrarëve në sulm ishin edhe zëvendësministri i luftës i ISIS-it, komandanti i medias, lajmëtari personal i Abu Bakr al-Bagdadit si dhe ‘shefi i policisë’ së ISIS-it.



Burimi : Sputnik News