Gjashtë persona janë arrestuar në Izmir me pretendimin për fyerje ndaj Erdoganit

Publikuar në Qershor 25, 2018, 1:44 a.m.

Në Izmir janë arrestuar gjashtë persona me pretendimin se kanë fyer presidentin Regjep Tajip Erdogan para mitingut të Muharrem Inxhe.

Është raportuar se janë arrestuar gjashtë persona në Izmit me pretendimin se kanë fyer presidentin Regjep Taip Erdogan para mitingut të Muharrem Inxhe.

Pamjet e disa njerëzve që brohorisnin kundër presidentit Regjep Tajip Erdogan në fillim të mitingut, janë shfaqur në mediat sociale.

Policët të cilët ndërhynë ndaj këtyre pamjeve, së pari identifikuan vendin ku po bëheshin këto brohoritje. Në kuadër të hetimit, të dyshuarit u morën në paraburgim dhe ndaj tyre filluan procedurat ligjore.

Pas procedurave, gjashtë të dyshuarit u arrestuan nga gjykata me akuzën për ‘fyerje ndaj të mëdhenjëve të shtetit’.