Insitucioni Izraelit për Luftimin e Drogës: Gjysma e ushtarëve izraelitë përdorin drogë

Publikuar në Qershor 25, 2018, 1:41 a.m.

Është raportuar se më shumë se gjysma e ushtarëve izraelitë vitin e kaluar, kanë përdorur drogë të paktën një herë.

Sipas sondazhit të Institucionit Izraelit për Luftimin e Drogës  (IADA), përdorimi i drogës nga ushtarët izraelitë po përhapet gjithnjë e më shumë.

Sipas anketës, 54,3 për qind e ushtarëve që shërbejnë në ushtrinë izraelite, vitin e kaluar kanë përdorur substanca narkotike të paktën një herë.

Ndërsa përqindja e ushtarëve të cilët kanë përdorur substancë narkotike gjatë muajit të fundit, është mbi 40.

ËSHTË SHËNUAR RRITJE PREJ 11 PËRQIND

IADA vuri në dukje se vitin e kaluar përdorimi i drogës nga e ushtarët izraelitë është rritur për 11 përqind krahasuar me vitin 2009.

Deri në vitin e kaluar, përdorimi i drogës nga ushtarët e ushtrisë izraelite është konsideruar si një krim dhe ndaj tyre janë zbatuar disa dënime, duke përfshirë edhe dënim me burg.

Por, nga janari 2017, ushtria izraelite vendosi që përveq bazave ku shërbejnë ushtarët, atyre që përdorin drogë jo më shumë se pesë herë, t’i japin dënim disiplinor, në vend të dënimit me burg.

Ekpertët thonë se ky vendim është marrë për të hequr barrën financiare të shkaktuar nga hetimet kundër ushtarëve të cilët përdorin drogë si dhe për t’i dhënë ushtarëve një shans të dytë.



Burimi : Sputnik News