Turqit dalin në zgjedhje presidenciale e parlamentare

Publikuar në Qershor 24, 2018, 2:28 a.m.

Fushata për zgjedhjet historike parlamentare dhe presidencial sonte përfundon me dy tubime të mëdha elektorale në Stamboll. Presidenti aktual Rexhep Tajib Erdogan dhe rivali i tij më i madhe Muharem Inxhe nga partia kryesore opozitare CHP  do të mbajnë tubimet e tyre të fundit në Stamboll.

Nesër rreth 60 milion turq me të drejtë vote do të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe presidenciale  me të cilën përfundon kalimi i Turqisë nga sistemi parlamentar në sistemin presidencial, të miratuar kohë më parë në referendum për ndryshimet kushtetuese. Zgjedhjet po mbahen në gjendje të jashtëzakonshme e cila është akoma në fuqi pas përpjekjes së dështuar për grusht  shtet ushtarak me 15 korrik 2016. Kandidatët janë të mirënjohur, por koalicionet janë të reja. Pas ndryshimit të ligjit zgjedhor në mars, për herë të parë në historinë re turke partive politike janë lejuar koalicionet parazgjedhore.

Koalicioni popullor përbëhet prej tri partive:AKP-së, MHP-së dhe BBP-së

Partia në pushtet e presidentit turk Rexhep Taji Erdoganit, Partia për zhvillim dhe drejtësi(AKP-ja), ka lidhur koalicion me Partinë e lëvizjes kombëtare (MHP-së) dhe Partinë e vogël të Bashkimit të madh(BBP-së), ndërsa Erdogani është kandidati i tyre i përbashkët presidencial.

          Premtimet kyçe të koalicionit popullor (AKP, MHP dhe BBP):

  • Fuqizimi i qeverisë dhe parlamentit në sistemin e ri presidencial,
  • Mbajtja e gjendjes së jashtëzakonshme gjersa paqja dhe sigurimi kombëtar plotësisht ripërtërihen,
  • Qasja e përshpejtuar Bashkimit Evropian dhe puna në tranzicionin politik në Sirinë fqinje,
  • Kapërcimi i problemeve me SHBA-të, zhvillimi i shtuar me Rusinë,
  • Shndërrimi i Turqisë në njërën nga 10 shtetet më të fuqishme ekonomike,
  • Krijimi i mekanizmit për parandalimin e çrregullimeve në tregun valutor,
  • Krijimi i bazës gjenetike të përgjithshme të shënimeve kundër sëmundjeve.

Koalicioni kombëtar  prej katër partive (CHP-së, IP-së, Saadetit dhe DP-së)

Koalicioni opozitar përbëhet prej Partisë popullore republikane(CHP-së), partisë së mirë(Iyi parti), partisë islamike Saadet dhe partisë konservative(DP)-së. Kandidatët e tyre presidencial janë: Muharem Inxhe(CHP), Meral Akshener(Iyi) dhe Temel Karamollaoglu(Saadet).

          Premtimet kyçe të koalicionit kombëtar(CHP, Iyi, Saadet dhe DP-së):

  • Shfuqizimi i gjendjes së jashtëzakonshme,
  • Presidenti jopartiak i shtetit, shfuqizimi i qeverisjes së një njeriu,
  • Ripërtëritja e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian, krijimi i grupit për paqe në Lindjen e Afërt të cilët do të përbënin, Turqia, Irani, Iraku dhe Siria,
  • Përfundimin i misionit ushtarak në Siri dhe zgjidhja me mjete diplomatike,
  • Gjetja e zgjidhjes paqësore të çështjes kurde,
  • Fuqizimi i lirisë së medieve, lirisë së fjalës, ripërtëritja e sekularizmit liberal dhe fuqizimi i drejtave të pakicave,
  • Zvogëlimi i pragut zgjedhor nga 10 në 5%,
  • Lufta kundër korrupsionit, reforma e sistemit arsimor.

Partia demokratike popullore(HDP)

Partia prokure HDP nuk është pjesë e asnjë koalicioni parazgjedhor.

Kandidati i saj presidencial është Selahatin Demirtash i cili fushatën zgjedhore po udhëheq nga burgu në të cilin gjendet nga nëntori i vitit 2016 me akuzë për terrorizëm.

          Premtimet kyçe të HDP-së:

  • Kthimin në sistemin parlamentar,
  • Shfuqizimi i gjendjes së jashtëzakonshme,
  • Shfuqizimi i tërësishëm i pragut zgjedhor,
  • Studimet në gjuhën kurde,
  • Ripërtëritja e marrëdhënieve me Armeninë,
  • Shqfuqizmi i të gjitha kufizimeve në internet dhe rrjetat sociale.


Burimi : Global Cir