Assad: Takimi me Trumpin do të ishte vetëm një humbje kohe

Publikuar në Qershor 24, 2018, 2:19 a.m.

Presidenti sirian Bashar al Assad ka thënë se takimi me presidentin e SHBA-së, Donald Trump do të ishte vetëm një humbje kohe.

Në një intervistë për kanalin rus NTV, presidenti sirian, Bashar al Assad, lidhur me pyetjen se ‘sa e përshtatshme është që të realizohet një takim me presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe sa është i gatshëm ai për këtë takim’, u përgjigj kështu:

“Problemi i presidentëve amerikanë duhet të jetë marrë peng nga lobistët. Këta njerëz mund të t’i thonë ato që ti dëshiron t’i dëgjosh, por e veprojnë mu të kundërten. Çështja është kjo dhe po vazhdon të përkeqësohet edhe më shumë.  Trump është një shembull shumë i qartë i kësaj. Prandaj, takimi me amerikanët tani nuk do të jepte ndonjë rezultat dhe do të ishte vetëm një humje kohe.”

‘NUK DO TË KETË NDRYSHIME NË POLITIKAT E SHBA-SË’

Lideri sirian, Assad tha se nuk pret ndonjë ndryshim në politikat e SHBA-së në të ardhmen e afërt.

Ai u shpreh se: “Nuk mendojmë se politikat e SHBA-së do të ndryshojnë në të ardhmën e afërt. Takimet me Uashingtonin do të ishin humbje kohe.”



Burimi : Sputnik News