Përmbajtja ajërore e Hizbullahut

Publikuar në Qershor 23, 2018, 3:51 a.m.

Ka dëshmitarë që vërtetojnë se Hizbullahu e mban të fshehtë një pjesë të madhe të përmbajtjes së tij ajërore. Parë në këtë këndvështrim, në një situatë të këtillë a mund t’i habisë Hizbullahu të gjithë duke rrëzuar avionët ushtarakë “F-25”? Një gjë e këtillë duke si e vehtirë nën hijen e mbështetjes së pakufinjshme të Amerikës. Ndoshta do të mund të shohim edhe rënien e legjendës së “F-25”ashtu siç kemi dëshmuar rënien e legjendave “Merkava-4” dhe “Saar-5”.

Deri më tani Hizbullahu ka mbështetur teorinë se gjithnjë ka zotëruar sisteme ajërore mbrojtëse dhe se ka të drejtët t’i përdorë ato. Publikimi i lajmeve që flasin në lidhje me faktin se Rezistenca zotëron armatime të këtilla  nuk është ndaluar as pas lajmit se Sistemet Mbrojtëse Ajërore të Sirisë kanë mundur të rrëzojnë avionët ushtarakë F-16 të Izraelit.

Ndërkohë që shumë raporte dhe analiza theksojnë faktin se Hizbullahu zotëron armatime të këtilla të cilat do të mund të ndërrojnë gjithë balancat e luftës, disa të tjerë ende vazhdojnë të shprehen se Hizbullahu nuk zotëron asnjë sistem të zhvilluar dhe modern. Në një situatë të këtilla, si do të jetë balanca e terrenit ajëror në një luftë të së ardhmes që do të zhvillohet në terren tokësor?

Situata është e ndërlikuar dhe e thellë, të gjith këndvështrimet mund të përmenden në një ase dy artikuj të veçantë. Thënë kjo, në këtë artikull ekzistojnë disa pika të veçante të cilat duhet të trajtohej, si më poshtë:

E para: Armët ajërore përbëjnë krahun më të fuqishëm të Hizbullahut kundër regjimit izraelit dhe shteteve të tjera në rajon. Armë të këtilla kanë luajtur rol përcaktues në të gjitha luftrat arabo-izraelite.

Pasi gjatë 22 majit që lamë pas të këtij viti u publikua një foto e terrenit ajëror të Bejrutit të Libanit të bërë nga një prej komandantëve të forcave ajërore izraelite që kishte mundur të hynte, forcat ajërore izraelite vazhdojnë të hyjnë çdo ditë në hapësirën ajrore libaneze me avionët e tyre luftarakë“F-35”, për të cilët mburren. Situata ka arritur deri në atë pikë sa tashmë shfaqja e avionëve izraelitë në hapësirën ajërore të Libait jugor dhe në zonën e Bekas është kthyer në një ngjarje normale.

E dyta: Në vitet 90, veçanërisht përsa i përket çështjeve në lidhje me operacionet e jashtme, përveç disa njësive të sigurisë, ‘fuqia raketore’ e Hizbullahut ka qënë një ndër njësitë më delikate ushtarake.

Në vitet që kanë vijuar, Haxhi Imad Mugnije pati arritur të zbulonte se “Legjenda Merkava” ishte nj ndër pikat më të rëndësishme të ushtrisë izraelite. Për këtë arsye, Mugnije filloi që të kërkonte një mënyrë sesi mund t’i bënte ballë tankëve Merkava. Si rezultat i këtyre punimeve, gjatë luftës së Korrikut 2006 pa asnjë parashikim të Izraelit u shkatërrua kjo legjendë duke e nxjerrë tërësisht nga balanca e luftës.

Pas luftës së korrikut, udhëheqësi i Hizbullahut Sejjid Hasan Nasrallahu gjatë fjalimeve të tij ka përsëritur herë pas here se duke marrë parasysh ndërhyrjet ajërore pothuajse të përditshme të Izraelit në terrenin ajëror Libanez është e nevojshme që të merren masa mbrojtëse. Hizbullahu nuk iu kundërpërgjigj Izraelit, megjithatë gjithkush që e njeh situatën e kishte kuptuar shumë mirë se çfarë i referohej udhëheqësi. Ata që janë më në brendësi të Hizbullahut janë të mendimit se ndjeshmëria njësive që merren me terrenin ajëror është shumë më e madhe sesa ndjeshmëria që kanë treguar gjatë shekullit që lamë pas njësitë e fuqisë raketore.

E treta: Një tjetër fitore e paparashikuar e Hizbullahut në vitin 2006 ka qënë balanca e re detare që u arrit nëpërmjet mënyrës “Saar-5” pas një operacioni të rëndësishëm përcaktues. Në atë periudhë ky operacion filloi të vihej në praktikë në një moment shumë delikat në të njëjtën kohë që Sejjid Nasrallahu mbante një fjalim në ditët e ara të luftës së Hizbullahut. Ndërkohë që Flota Detare Izraelite i afrohej gjithnjë e më shumë bregut libanez u përball me vështirësi të këtilla që arritën ta neutralizonin atë. Megjithatë, pavarësisht se Hizbullahu kishte marrë në dorë balancat tokësore dhe detare, përveç rastit të rrëzimit të helikopterit në luginën e Merjemit në Libanin Jugor, izraelitët vazhdoninn të kishin në dorë iniciativën në terrenin ajëror libanez.

E katërta: Ata që e njohin nga afër Aksin e Rezistencës e dinë shumë mirë se aksi nuk jep sinjale të pakuptimta. Nga eksperiencat që kemi fituar deri më tani, nëse Sejjid Hasan Nasrallahu përmend në deklaratat e tij për shtyp një armë të caktuar, atëherë do të thotë se Hizbullahu pak kohë më parë ka marrë në zotërim një armë të këtillë. Janë bërë pothuajse 10 vite që kur Sejjid Hasan Nasrallah ka  përmendur për herë të parë balancat në lidhje me përmbajtjen ajërore në shkurt të vitit 209. Nëse që prej asaj kohe dhe deri më saot Hizbullahu ka vënë në shenjestrën e tij të terrenit ajëror avionët izraelitë, ku ndodhet aktualisht një kapacitet i këtillë?

E pesta: Nuk është aspak e lehtë që të krijosh balanca ajërore.  Ndoshta, fakti që Izraeli dërgon mbi qiellin e Bejrutit avionë “F-35” duke u mburrur kërkon ti dërgojë Hizbullahut një mesazh duke thënë se “Pavarësisht se ju keni sisteme ajërore mbrojtëse që mund të nxjerrin ngaa loja avionë të tipit “F-16”, “F-18”, “F-22”, ju nuk mund të prekni avionin “F-35” i cili do të krijojë përparësi ajërore.” Në këtë këndvështrim, nëse operacionet me rreze të lartë nga toka do të mund të dëmtojnë në çfarëdo mënyre armët ajërore të Izraelit, kjo gjë do të sjellë ose prishjen e pjesshme të strategjisë superiore të Izraelit, ose të paktën do të bëjë të mundur që këto armë të nxirren nga loja.

E gjashta: Ju mund të jeni kureshtarë të dini se pse Hizbullahu nga ka ndërmarrë ndonjë hap në këtë këndvështrim. Përgjigja është shumë e qartë: Hizbullahu po e mban këtë si një surprizë për luftën e ardhshme. Bëhet me dije se në të gjitha raportet e hartuara nga sionistët theksohet e strategjia që Izraeli do të ndërmarrë sa më shpejt të jetë e mundur në lidhje me luftën e ardhshme që do të fillojë kundër Hizbullahut do të jetë strategjia banlojo, apo shkatërrimi gjithëpërfshirës. Në luftën e ardhshme, duke qënë se armët dhe mjetet ajërore të Izraelit, përveç avionëve ushtarakëF-35 do të mbeten jashtë funksionit, fuqia raketore e Hizbullahut e cila do të marrë në objektiv të gjitha tokat e pushtuara duke filluar nga Kijat Shamon, duke vazhduar me Tel Avivin dhe duke përfunduar në Ijlat do të jetë një strategji që do t’i sjellë fitoren Hizbullahut.

Të gjitha forcat libaneze që janë duke punuar për të zgjidhur vështirësitë ekonomike dhe konfliktet politike duke përfshirë këtu edhe balancat ajëore për luftën e ardhshme, duket të luftojnë kundër të gjitha konflikteve politike që do të pengojnë krijimin e nj strategjie mbrojtëse në Liban në terrenet ajërore, detare dhe tokësore si dhe pasuritë nëntokësore që gjenden aty. Derisa të vijë ky moment, nuk besojmë se Hizbullahu do të qëndrojë në pritje pa bërë asnjë lëvizje. Kjo për shkak se Hizbullahu nuk ka qëndruar pasiv në asnjë terren lufte, përkundrazi është munduar që të bëjë pjesën e tij në çdo rast. Ka dëshmitarë që vërtetojnë se Hizbullahu e mban të fshehtë një pjesë të madhe të përmbajtjes së tij ajërore.

Parë në këtë këndvështrim, në një situatë të këtillë a mund t’i habisë Hizbullahu të gjithë duke rrëzuar avionët ushtarakë “F-25”? Një gjë e këtillë duke si e vehtirë nën hijen e mbështetjes së pakufinjshme të Amerikës. Ndoshta do të mund të shohim edhe rënien e legjendës së “F-25”ashtu siç kemi dëshmuar rënien e legjendave “Merkava-4” dhe “Saar-5”.



Burimi : Al-Waght / İntizar