Ansarullah: Koalicioni saudit ka pësuar një shpartallim poshtërues

Publikuar në Qershor 23, 2018, 3:40 a.m.

Zëdhënësi i Ansarullahut, Muhammed Abdusselam ka thënë se forcat e koalicionit saudit kanë përjetuar një shpartallim poshtërues në Bregun Perëndimor.

Sipas lajmit të televizionit El Mesire, zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah, Muhammed Abdusselam ka thënë se koalicioni saudit nuk ka marrë mësim nga lufta tri vjeçare e Jemenit dhe se ata kanë përjetuar një shpartallim të rëndë në Bregun Perëndimor.

Zëdhënësi i Ansarullahut, Muhammed Abdusselam u shpreh: “Ushtria e Jemenit dhe Komitetet Popullore, me ndihmën e Zotit, kanë bërë që armiku agresiv të përjetoj një shpartallim poshtërues në Bregun Perëndimor. Dhe lufta e medias bëri që ata të turpërohen.”

Muhammad Abdusselami u propozoi forcave të koalicionit nën udhëheqjen e Arabisë Saudite që të largohen nga Bregu Perëndimor dhe nga të gjitha territoret e pushtuara të Jemenit, në mënyrë që të mos përjetojnë më shumë humbje dhe duke mohuar pretendimet e medias së Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe se koalicioni saudit ka pushtuar aeroportin e Hudeyde-s, u shpreh kështu:

“Ngjarjet e fundit tregojnë qartë se armiku agresiv nuk ka marrë mësimet e duhura nga lufta e Jemenit, e cila po hyn në vitin e katërt, pavarësisht nga frontet e mëdha ushtarake, forca e medias apo pasuria e naftës. Sulmi i armikut ndaj Bregut Perëndimor dhe Hudeyde-s, ishte i pabazë, mu ashtu si sulmi që ata nisën ndaj Jemenit.

Rezistimi i popullit të Jemenit ndaj sulmeve të koalicionit saudit ka qenë i palëkundur që nga fillimi. Ky qëndrim vazhdon ende. Sepse ky qëndrim bazohet nga shenjtëria dhe legjitimiteti i të drejtës së mbrojtjes.”

Koalicioni saudit po kryen vetëvrasje kolektivisht

Duke vënë në dukje se para sulmit ndaj Hudeyde-s, koalicioni saudit ka deklaruar se do të pushtoj qytetin brenda disa ditëve, zëdhënësi i Ansarullahut, Muhammed Abdusselam u shpreh kështu:

“Sipas nesh, me sulmin në Hudeyde, armiku po mendon të përkeqësojë konfliktet në Bregun Perëndimor. Kjo është një marrëzi. Këto që ata bënë, tregojnë se armiku po shkonë drejt vetëvrasjes kolektive.

Problemi ynë me forcat agresive dhe me të ashtuquajturën bashkësi ndërkombëtare, është ky: Asnjë prej tyre nuk e njeh historinë e popullit të Jemenit apo sakrificat e mëdha të këtij populli për liri. Ata nuk e dinë se çfarë është lavdia dhe nderi.

Ata nuk e dinë se në fjalorin e jemenasve nuk ka një gjë të tillë si tregtia në çështjet që kanë të bëjnë me fatin e tyre apo të qenurit nën shtypje nga të tjerët.”

Ndërsa koalicioni saudit pretendonte se ka pushtuar aeroportin e Hudeyde-s, shtypi jemenas, duke publikuar pamje të aeroportit dhe rrethinës së tij, deklaroi se koalicioni saudit ka pësuar humbje të rënda dhe se aeroporti është ende nën kontrollin e jemenasve.

Ushtria e Jemenit dhe Komitetet e Popullit kanë njoftuar se që nga java e kaluar, në konfliktet në Bregun Perëndimor, ata kanë kapur më shumë se 250 persona nga forcat e koalicionit të përbërë nga ushtarët e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Sudanisë, si dhe jemenëve që mbështesin Mensur Hadi-n, dhe se kanë shkatërruar afër 30 automjete të blinduara.



Burimi : Yakın Doğu Haber