Siria do të jetë Vietnami i dytë i SHBA-së

Publikuar në Qershor 23, 2018, 3:28 a.m.

Këshilltari special i udhëheqësit të Revolucionit Islamik, Velayeti vlerësoi gjendjen e fundit në Siri duke deklaruar se ky vend dhe lindja e Eufratit do të jenë Vietnami i dytë për SHBA-në.

Këshilltari special i udhëheqësit të Revolucionit Islamik, Ali Ekber Velayeti vlerësoi zhvillimet e fundit në rendin e ditës në një ceremoni të mbajtur në Teheran.

Lidhur me çështjen se a do t’i jep siguri Evropa Iranit lidhur me marrëveshjen bërthamore, Velayeti u shpreh: “Ne nuk do të japim kompromis për këtë çështje, sepse ne i’a kemi deklaruar kushtet tona palës evropiane. Evropianët duhet t'i përmbushin detyrat e tyre. Në të njëjtën kohë, duhet të përpiqen që të ndalojnë sabotimet e SHBA-së.”

Lidhur me krizën e Jemenit, Velayeti u shpreh se: “Gjendja e muxhahidëve në këtë vend për momentin është shumë e mirë dhe po shohim përparimeve çdo ditë e më shumë. Edhe roli i ushtrisë së Jemenit ishte gjithashtu shumë me ndikim. Pas tre vjet bombardimi, xhihadistët jemenas janë edhe më të fortë. Sauditët dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të pësojnë shumë humbje dhe do të detyrohen të tërhiqen. Nëse qëndrojnë në Jemen, ata do të pësojnë më shumë dëme.”

Duke i’u referuar vendimit të SHBA-së për t’u tërhequr nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Velayeti u shpreh kështu: Të drejtat e njeriut janë një mjet politik për amerikanët. Po të ishte në favor të tyre, ata do të qëndronin në Këshill. Por, të drejtat e njeriut kanë një kuptim tjetër në fjalorin e SHBA-së.

Lidhur me gjendjen e fundit në Siri, Ali Ekber Velayeti tha: “ISIS dhe Fronti Nusra të cilat i ka formuar vetë SHBA-ja, e kanë pushtuar në mënyrë aktive pjesën lindore të lumit Eufrat. Siria dhe lindja e Eufratit do të jenë Vietnami i dytë për SHBA-në.”



Burimi : Rast Haber