Ministria e Jashtme e Rusisë: Vendimi i SHBA-së për t’u tërhequr nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut është tregues i politikës së standardeve të dyfishta

Publikuar në Qershor 23, 2018, 3:24 a.m.

Duke vlerësuar vendimin e SHBA-së për t’u tërhequr nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova tha në një konferencë për shtyp se ata nuk u befasuan nga ky hap.

Zaharova e cila i’u përgjigj pyetjeve të gaztarëve, u shpreh se: “Ky vendim vërteton se SHBA-ja dëshiron të bashkëpunoj vetëm me palë të cilat i përshtaten interesave të tyre. Me vëndimin për t’u larguar nga Këshilli, SHBA edhe një herë ka përkeqësuar reputacionin e saj për të drejtat e njeriut. Këshilli deri më sot ka punuar në mënyrë efektive dhe do të vazhdoj të punojë kështu edhe pa SHBA-në.’

Zaharova e cila akuzoi SHBA-në për pritje të standardeve të dyfishta në arenën ndërkombëtare, argumentoi se zyrtarët amerikanë kanë shpërfillur shkeljet e të drejtave të njeriut në vendet e tyre, duke thënë se: “Ata nuk duan të pranojnë shkeljet e të drejtave të njeriut në vendet e tyre, por në të njnejtën kohë duan të riformësojnë Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.”

Para një kohe, Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-së në OKB, Nikki Haley, duke deklaruar tërheqjen e vendit të saj nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, u shpreh: “Ky Këshill nuk është i denjë për të.” Haley e cila përkujtoi se  presidenti amerikan, Donald Trump para një viti, ka deklaruar se SHBA-ja do të tërhiqet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, në qoftë se nuk bëhet ndonjë reformë brenda tij, vlerësoi se brenda kësaj kohe në Këshill nuk është bërë ndonjë ndryshim. Haley tha se vendet që janë brenda Këshillit, si Kina, Kuba dhe Venezuela janë në shkelje të të drejtave të njeriut dhe shtoi se Këshilli kishte paragjykime ndaj Izraelit.



Burimi : Sputnik News