Sejjid Nasrallah përshëndet bahrejnasit për solidaritetin e tyre me Palestinën
Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hassan Nasrallah vlerësoi bahrejnasit për solidaritetin që treguan për popullin e Palestinës pavarësisht nga sfidat e frikshme me të cilat përballen në Bahrejn.
"Kur vjen Dita e Kudsi, (Jerusalemit) dhe solidariteti me Palestinën është e nevojshme, që ata, bahrejnasit të jenë të pranishëm," tha Sejjid Nasrallah të premten.
Udhëheqësi i grupit të rezistencës libaneze po fliste me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kudsit – Jerusalemit, një ngjarje vjetore që bie të premten e fundit të Ramazanit dhe sheh tubime në mbarë botën në dënimin e okupimit izraelit të Jerusalemit (Al-Kuds).
Mijëra vetë, të cilët protestuan në shenjë solidariteti nëpër Bahrejn gjatë gjithë ditës të premten, djegën flamuj izraelitë dhe thërrisnin slogane anti-izraelite. Një numër tubimesh u sulmuan nga forcat e sigurimit të Manama.
Sejjid Nasrallah vuri në dukje se Manama ka burgosur mijëra në vitet e fundit duke përfshirë edhe shumë udhëheqës fetarë të vendit.
"Regjimi në Bahrejn po rrit komunikimin dhe normalizimin e lidhjeve me Izraelin ... dhe duke deklaruar se Izraeli ka të drejtë të mbrohet në lartësitë e pushtuara të Golanit [të Sirisë]," tha Sejjid Nasrallah.
Burimi : Lualua TV