Bastisja e përgjakshme e Jemenit tradhton natyrën e ligë të agresorëve të botës

  • Udhëheqësi i Revolucionit Islamik Ajetullah Sejjid Ali Hamenei i është drejtuar parlamentarëve iranianë në Teheran më 20 qershor të vitit 2018
Publikuar në Qershor 22, 2018, 12:33 a.m.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik Ajetullah Sejjid Ali Hamenei ka dënuar ofensivën ushtarake të udhëhequr nga sauditët për të nxjerrë nga funksioni portin jetësor të Jemenit, duke u shprehur se sulmi i mbështetur nga SHBA-ja është një tjetër tregues i natyrës së keqe të fuqive agresore në botë.

Ditën e mërkurë, Ajetullah Hamenei është shprehur se sulmet “e përgjakshme” dhe “kriminale” kundër Hudejdes nga një numër vendesh të ndryshme që posedojnë armë të avancuara dhe që kanë për qëllim që t'i marrin njerëzit e popullit jemenas në kontrollit të tyre duke marrë kontrollin e një porti të rëndësishëm dhe jetësor “është një tjetër shembull i natyrës së ligë të agresorëve të botës.”

Udhëheqësi i ka bërë këto komente gjatë një takimi me Kryetarin e Maxhlisit të Iranit (Parlamentit) Ali Larijani dhe një numër parlamentarësh të tjerënë Teheran.

Koalicioni po sulmon në mënyrë të vazhdueshmeqë prej 13 qershoritqytetin port, i cili pret shumicën e importeve të vendit qëtashmë ështëvarfëruar.

Aleatët kanë bombarduar në mënyrë të vazhdueshmeJemenin që prej vitit 2015 për të rivendosur qeverinë e mëparshme, e cila kishte marrëdhënie miqësore me Riadin.

SHBA dhe disa nga aleatëte saj i ofrojnë forcave të udhëhequra nga Arabia Saudite mbështetje logjistike, koordinata bombardimi, një kontingjent komando si dhe furnizim ajëror.

‘Ndalimi i fëmijëve nga SHBA-ja’

Në vazhdim, udhëheqësi ka vënë gjithashtu në dukje politikën amerikane në lidhje me ndarjen e fëmijëve të emigrantëve nga familjet e tyre, dhe ka kritikuar natyrën trishtuese të njëpraktike të këtillë.

Udhëheqësi theksoi se “Amerikanët vazhdojnë të ndërmarrin ndarje‘me keqdashje të madhe’ nga ana e tyre.”

‘Irani nuk do të përkulet kundrejt taktikave shtypëse’

AjetullahHamenei është shprehur se: “Këta armiq të njerëzimit ushtrojnë armiqësi kundër Republikës Islamike për shkak të këmbënguljes dhe barazisë që karakterizon popullin iranian.”

“Megjithatë me anë të hirit hyjnor dhe nëpërmjet vendosmërisë së brendshme, kombi iranian do të dalë fitimtar kundër Shteteve të Bashkuara dhe armiqve të tjerë”, ka pohuarudhëheqësi.

Ai gjithashtu i përshkroi armiqtë e Iranit si kërkuesit e shpërblimeve dhe agresorëtë mishëruar në njerëzi, dhe vuri në dukje faktin se “establishmenti islamik, kombi dhe autoritetet iranianë nuk do të përkulen kurrë kundrejt këtyre taktikave përdhosëse.”

Udhëheqsi ka vënë në dukje faktin se gjatë 40 viteve të fundit, është formuar një front i madh armik kundër kombit iranian dhe ka ndërmarrë ndër masat më të ashpra antagoniste nga nxitja e luftës deri tek vendosja e sanksioneve dhe deri tek hartimii komploteve kundrejt sigurisë së vendit, megjithatë nuk kanë pasur asnjë sukses.

AjetullahHamenei ka deklaruar se sot, Irani krenohet me fuqinë gjithnjë e më shumënë rritje, arritjet shkencore dhe praninë ndërkombëtare dhe ka bërë një rrugë të gjatë drejt përparimit që nga fillimi i Revolucionit Islamik.

Konventat ndërkombëtare

Në vazhdimësi të këtij takimi, udhëheqësi i ka dhënëpushtetit legjislativ disa udhëzimenë lidhje me antarësimin e Iranit në disa konventa ndërkombëtare.

Ajetullah Hamenei i ka paralajmërur parlamentarët në lidhje me përmbajtjene konventave ndërkombëtare të cilat kryesisht janë hartuar nga fuqitë hegjemoniste, duke shtuar se shtetet që bashkohen më vonë në këto traktate nuk luajnë asnjë rol në hartimin e këtyre traktateve.

Konventat më pas ratifikohen nga qeveritë, të cilat janë ose të bashkëpunuese me ato pushtete, apo janë të friksuara prej tyre, ose t'i shoqërojnë ato në politikat e tyre dhe kështu ato përqafojnë një prirje të dukshme ndërkombëtare.

Ajetullah Hamenei është shprehur se, për këtë arsye kur një vend i pavarur si Republika Islamike zgjedh të refuzojë konventa të tilla, ajo i nënshtrohet kritikave të ashpra. Sipas udhëheqësitkritikët do të ngrinin pyetjen se “Pse nuk aderoni në një konventë kur 150 vende janë bërë antare tashmë?”

Udhëheqësi i ka kërkuar Parlamentit që të veprojë në mënyrë të pavarur dhe të kalojë ligjet e veta në lidhjeme çështje të ndryshme, duke përfshirë terrorizmin dhe pastrimin e parave.



Burimi : Press Tv