Trumpi urdhëroi dogana të reja për importin kinez

Publikuar në Qershor 20, 2018, 1:26 a.m.

Pas doganës së vënë në çelik dhe alumin, për 50 miliard dollar të importit kinez në SHBA, presidenti amerikan Donald Trumpi ka urdhëruar përgatitjen e listës së doganave të reja  për importin e mallrave kinez në vlerë prej 200 miliard dollar.

Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar përgatitjen e doganave të reja në produktet kineze në vlerë prej 200 miliard dollar, ndërsa masën e arsyeton me politikat e “papranueshme “të këtij shteti të madh aziatik. Presidenti ka sqaruar se tatimet shtesë do të hyjnë në fuqi nëse Kina vendos të rrisë doganat për mallin amerikan në Kinë, të cilën Pekini veç e ka bërë, duke miratuar dogana reciproke të cilat janë në fuqi për produktet amerikane të cilët hyjnë në tregun kinez. As Kina e as shtetet tjera nuk do të shfrytëzojnë përparësitë në tregti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë presidenti amerikan Donald Trumpi.

Donald Trumpi ka deklaruar në Shtëpinë e Bardhë se ka urdhëruar zyrës së përfaqësuesit tregtar amerikan që të caktojë 10% të doganave shtesë për produktet kineze në vlerë prej 200 miliard dollar që hyjnë në tregun amerikan. “As Kina e as shtetet tjera nuk do të shfrytëzojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në tregti. Ne do të vazhdojmë të shfrytëzojmë të gjitha masat e mundshme për të krijuar sistemin tregtar  më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë amerikanet”.

“Me sa duket Kina synon të zbatojë praktikën e saj të padrejtë e cika të bëjë me përfitimin e pronësisë intelektuale të teknologjisë amerikane. Në vend se të ndryshojnë këto praktikat , tani kërcënojnë, edhe pse fabrikat, punëtorët dhe fermerët amerikan nuk kanë bërë asgjë të keqe”, ka thënë Trumpi.”Këto dogana do të hyjnë në fuqi në rast se Kina do të refuzojë të ndryshojë praktikën e vet, e në rast se insistojnë me doganat e reja të paralajmëruara në kohën e fundit, do të vendosim doganat shtesë në mallrat kineze në vlerë prej 200 miliard dollar”, ka thënë presidenti amerikan duke kërcënuar se kjo do të jetë përgjigjja në doganat reciproke kineze.

Javën e kaluar Kina ka reaguar në vendimin e Trumpit për të vënë dogana në importin kinez në vlerë prej 50 miliard dollar, duke caktuar doganën prej 25% në  659 produkte amerikane  poashtu në vlerë prej 50 miliard dollar. Kjo pako e doganës të cilën Trumpi e ka imponuar  për  importin kinez do të hyjë në fuqi me 6 korrik 2018.



Burimi : LOGIČNO