Aktivistët në Afganistan marshuan 700 kilometra për paqe

Publikuar në Qershor 20, 2018, 1:21 a.m.

Ka përfunduar ‘Marshi Paqësor në Helmand’, i cili filloi  me kërkesën për përfundimin e luftës 17-vjeçare në Afganistan.

Aktivistët paqësorë të cilët filluan marshin në qytetin Lashkargah të provincës Helmand në jug të Afganistanit, kanë arritur në Kabul pas 40 ditëve. Aktivistët të cilët u mirëpritën me gëzim nga populli, përfunduan kështu marshimet e tyre 700 kilometërshe.

‘TË GJITHË JANË TË LODHUR NGA LUFTA’

Ikbal Khayber, një studentë i mjekësisë 27-vjeçarë, nga provinca Helmand, i cili iu bashkua grupit të aktivistëve prej rreth 70 personash të cilët hynë në Kabul me sloganet ‘Duam Paqe’, ‘Ndalo Luftën’, lidhur me marshimin, u shpreh: “Pashë dhe mësova gjëra që më parë kurrë nuk i kisha menduar. U takuam me njerëz në rajonet nën kontrollin e talebanëve dhe të forcave qeveritare. Të gjithë janë më të vërtet të ngopur nga lufta.”

Khayber tha se numri i aktivistëve që morën pjesë në marshim u rrit nga dita në ditë dhe se gjatë këtij marshimi, ata kanë zgjedhur edhe rrugë të rrezikshme, në mënyrë që njerëzit të mposhtin frikën e tyre. Ai shtoi se: “Kemi parë njerëz që kanë vuajtur shumë për shkak të luftës. Ndërgjegjja nuk po më lejon të qetësohem. Pyes veten :‘Pse nuk i kemi filluar më herët përpjekjet për paqe?’”

Aktivistët të cilët filluan marshimet me shpejtësi rreth 30 deri në 35 kilometra në ditë dhe vazhduan me shpejtësi rreth 20 deri në 25 kilometra në muajin e Ramazanit, thanë se për shkak të rrezikshmërisë, talebanët nuk i kanë lejuar ata që të hyjnë në disa rajone të qytetit Gazni, ku po vazhdojnë konfliktet.

‘KUR PASHË PLAGËT NË KËMBËT E TYRE, VENDOSA TË I’U BASHKOHEM’

Një aktivist tjetër që mori pjesë në marshim, Muhamed Jasin Ymid, një mësues 24 vjeçar i cili jeton në Zabul, deklaroi se ai mori pjesë në ditën e 21-të të marshit, duke thënë: “Kur pashë plagët në këmbët e tyre që gjakonin, nuk mund t’i ndalja lotët dhe vendosa t’iu bashkohem.”

‘MARSHIMET TONA DO TË VAZHDOJNË’

Aktivistët të cilët bënë deklaratë për shtyp në Kabul, theksuan gjithashtu se luftimet e tyre nuk do të përfundojnë në Kabul. Një nga aktivistët, Bedshah Han u shpreh se: “Ne morëm mbështetjen që prisnim nga Kabuli. Tani do të organizojmë aktivitete nëpër tenda dhe do të vazhdojmë marshimet tona në rajone të tjera për të marrë më shumë mbështetje.”



Burimi : Sputnik News