Dita e Jeruzalemit (Palestinës) sipas Imam Humeinit

Publikuar në Qershor 20, 2018, 1:12 a.m.

Është dita kur të shtypurit ngrihen dhe organizohen kundër arrogantëve dhe kur këta të fundit do të ulin hundën. Është dita kur do të bëhet dallimi i vërtetë mes besimtarve të sinqertë dhe hipokritëve.

Dita e Jeruzalemit: Dita e Rezistencës së Myslimanëve kundër Arrogantëve

Dita e Jeruzalemit është një ditë ndërkombëtare, nuk është një ditë specifikisht vetëm për Jeruzalemin; është njëkohësisht dita kur të shtypurit rezistojnë dhe ngrenë zërin kundër arrogantëve keqbërës. Është dita kur popujt që gjenden nën keqbërjen e Amerikës dhe forcave të tjera keqbërëse kryengrihet kundër tyre. Kundër superfuqive... Është dita kur të shtypurit ngrihen dhe organizohen kundër arrogantëve dhe kur këta të fundit do të ulin hundën. Është dita kur do të bëhet dallimi i vërtetë mes besimtarve të sinqertë dhe hipokritëve. Besimtarët e sinqertë e njohin këtë ditë si ditën e Jeruzalemit dhe bëjnë çfarë është e nevojshme në këtë këndvështrim; ndërkohë që hipokritët, pra ata udhëheqës që me dyer të mbyllura kanë bërë marrëveshje me superfuqitë për të formuar marrëdhënie miqësie me Izraelin, ose qëndrojnë të heshtur dhe pa qëndrim kundrejt kësaj dite ose i pengojnë popullin e tyre që të zhvillojnë demostrata ose protesta. Dita e Jeruzalemit është një ditë që duhet të përcktojë fatin e popujve të shtypur. Duhet të parashtrojë ekzistencën kundërshtuese të popujve të shtypur nga shtypusit e tyre; ashtu si Irani qëndron kundër shtypësve dhe nuk përulet, kështu duhet të qëndrojnë pa u përulur edhe të gjithë popujt e tjerë dhe duhet ta heqin njëherë e mirë në plera këtë tumor vdekjeprurës. Dita e Jeruzalemit është dita kur duhet të zbardhen për të gjithë situatat e krijuara nga intriguesit; është dita kur duhet të shpëtojmë të shtypurit nga shtypësit e tyre, është dita kur myslimanët e gjithë botës duhet të shfaqin ekzistencën e tyre. Është dita kur duhet të kërcënohen të gjithë shtypësit që të lenë të qetë ata që kanë shtypur dhe që të tërhiqen në pozicionet që u takon. Duhet që të shkëputen të gjitha lidhjet e tyre me shtetet islamike; të gjithë të shiturit, tradhtarët dhe kukullat e tyre që gjenden në shtetet islamike duhet të nxirren nga terreni veprues. Kjo është pikërisht si duhet të jetë Dita e Jeruzalemit. Kjo është ajo që duhet t’u tregohet të gjithë djajve që duan të nxjerrin nga loja popujt myslimanë dhe që duan të vënë në skenë superfuqitë. Kjo është dita që do t’u kujtojë atyre se gjithë veprimet e tyre nuk do të kenë rezultat dhe dita që do t’i paralajmërojë se kohrat e vjetra nuk do të mund të kthehen më.

Dita e Jeruzalemit është dita e Islamit;

Kjo është dita kur Islami duhet të gjalërohet, kur duhet të fitojë akoma edhe më shumë gjallëri; le ta gjallërojmë Islamin dhe të bëjmë të mundur praktikmin e ligjit dhe legjislacionit islamik në vendet myslimane. Dita e Jeruzalemit duhet të jetë dita kur duke i paralajmëruar superfuqitë t’i themi se “që sot e tutje Islami nuk do të jetë një mjet në duart tuaja që e luani si të doni nëpërmjet kukullave që kontrolloni.” Dita e Jeruzalemit është dita e jetës së Islamit, myslimanët duhet të mbledhin mendjen dhe vijnë në vete duke u bërë tashmë të vetëdijshëm për fuqinë  dhe pasurinë shpirtërore dhe maleriale që kanë dhe zotërojnë. Myslimanët përbëjnë më shumë se 1 miliardë të gjithë popullësisë botërore, kanë një shtyllë të fortë ku të mbështeten – Allahun, kanë Islamin dhe besimin e tyre, se duhet të friksohen?! Gjithë shtetet e botës duhet ta dinë se: Nuk mund ta mposhtin Islamin! Ligji islamik dhe Kurani duhet të udhëheqin gjithë shtetet e botës, duhet të jetë triumfatr, feja duhet të jetë një fe hyjnore; Islami është feja e Allahut dhe duhet të përparojë në gjithë fushat e jetës. Ndërsa Dita e Jeruzalemit është dita e një shpalljeje të këtillë: duhet të shpallë një gjë të këtillë duhe ngritur zërin “para myslimanë”. Të përparojë në gjithë botën pra.... Dita e Jeruzalemit nuk është vetëm dita e Palestinës, është dita e Islamit dhe në të njëtën kohë është dita e shtetit islamik, është dita kur në të gjitha shtetet duhet të valvitetet flamuri i republikës islamike. Është dita kur duhet t’u tregohet superfuqive se nuk do të mund të përparojnë më në vendet islame.

Unë ditën e Jeruzalemit e njoh si ditën e Islamit dhe të Hazreti Pejgamberit (sav). T’i mbledhim të gjitha forcat tonë bashkë dhe t’i nxjerrim të gjithë myslimanët nga errësira ku janë futur dhe të qëndrojnë të fortë dhe të palkundër kundër forcave të huaja. Ne e kemi mbledhur gjithë forcën tonë dhe qëndrojmë të fortë kundrejt të huajve dhe nuk i japim leje askujt që të përfshihet në çështjet e brendshme të vendit tonë; Myslimanët nuk duhet t’i lejojnë të huajtë që të vijnë në vendet e tyre dhe të përfshihen në punët e tyre. Popujt e Ditës sëJeruzalemit duhet t’i parlajmërojnë qeveritë e tyre që i kanë tradhëtuar! Kjo është dita kur do të kuptojmë se kush dhe cilat regjime kanë bërë bërë komplote me ndërkombëtarët dhe që janë kundër Islamit! Ata që nuk marrin pjesë në këtë ditë janë kundër Islamit dhe në mbështetje të Izraelit; ndërkohë që ata që marrin pjesë janë besnikë kundrejt kësaj kauze, janë në mbështetje të Islamit dhe janë kundër Amerikës dhe Izraelit që përbëjnë armiqtë kryesorë të Islamit. Është dita kur e vërteta triumfon mbi të pavërtetën, është dita duke e vërteta ndahet nga e rremja.

Shpresoj dhe i lutem Allahut Teala të Madhëruar që të lartësojë të gjithë pjesët e Islamit dhe të gjithë të shtypurit ndaj keqbërësve të tyre. Në të njëjtën mënyrë, i lutem Allahut Tebaret Teala që të shpëtojë nga dora e keqbërësve dhe shtypësve të gjithë vëllezrët tanë në gjithë botën dhe në Palestinë.

Të mbahet gjallë Dita e Jeruzalemit

Të gjithë zotërinjtë duhet të tregohen të kujdesshëm, të gjithë myslimanët duhet të tregohen të kujdesshëm: Dita e Jeruzalemit është një ditë për të cilën duhet të tregojnë interes të gjithë myslimanët, të jenë të kujdesshëm dhe ta mbajnë gjallë këtë ditë. Nëse të gjithë popujt myslimanë bëhen bashkë, dhe të gjithë bashkë ngenë zërin, nëse në këtë të premte të fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, në ditën e Jeruzalemit të gjithë popujt bëhen bashkë dhe qëndrojnë të fortë, nëse vazhdojnë të organizohen demostratat e protestat e përhershme, me lejen e Allahut kjo sipërmarrje do të jetë një hap i parë i mirë për t’i bërë ball keqëbërësve dhe për t’i nxjerrë me rrënjë njëherë e mirë nga gjithë vendet myslimane. Gjithmonë sillemi me tolerancë... Myslimanët gjithnjë veprojnë me tolerancëduke hapur rrugën... Popujt qëndrojnë neutralë, bëjnë shumë pak protesta, veprojnë shumë pak në lidhje me këto çështje dhe ngrihen shumë rradhë kundër... Të jeni të sigurtë për një gjë se përsa kohë vazhdojm këtë sjellje tolerante këta njerëz – izraelitët zionistë – do të përparojnë deri lart në Eufrat; a nuk e shihni se ata gjithnjë thone se të gjitha këto territore u përkasin atyre? Ne duhet të qëndrojmë të fortë të vendosur dhe të palëkundur kundër tyre; nëse myslimanët, popujt myslimanë qëndrojnë kundër tyre, por udhëheqëst e qeverive të tyre kërkojnë t’i pengojnë ata, atëherë jepuni këtyre udhëheqësve atë që meritojnë. Ashtu si populli iranian i dha Muhammed Riza Shahut atë qqë meritonte, këtë gjë duhet të bëni edhe ju, Muhammed Riza Shahu ishte njeriu më i fuqijshëm në mesin e udhëheqësve të vendeve islamike, gëzonte mbështetje më shumë se gjithë të tjerët, megjithatë populli ynë u ngrit kundër tij dhe zgjodhi Islamin, me fjalët Allahu Ekber në gojë e largojë këtë fuqi të madhe si shahu. Edhe për fuqitë e tjera duhet të funksionojë njësoj. Nëse të gjithë forcat e një populli bashkohen dhe veprojnë bashkë asnjë gjë nuk mund ta ndalë një popull të këtillë.

Me lejen e Allahut do të falim namazin në Kuds (Jeruzalem)!

Inshallah Allahu Teala do të na bëjë të mundur që një ditë të falim namaz në Kuds! Shpresoj që myslimanët ta shohin madhështinë e ditës së Jeruzalemit – t’i japin rëndësinë e duhur – dhe në këtë të premte të fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, në ditën e Jeruzalemit të organizojnë programe dhe aktivitete të ndryshme, të organizojnë programe të ndryshme nëpër xhami për t’i dhënë zë ngjarjes, të dëgjohen në gjithë anët. Nëse një popull prej një miliardë njerëzish nge zërin njëherësh, Izraeli do të përballet me të papriturën, dhe do të frikësohet nga ky zë i përbashkët. Nëse kjo popullësi prej më shumë se një miliardë myslimanësh ndel nga shtëpia e ngrihe njëzëri “Vdekje Amerikës”, “Vdekje Izraelit”, “Vdekje Sovjetikëve”, pikërisht këto thirrje për “vdekje” do të jeni fundi i këtyre vendeve. Një popullësi një miliardë myslimanësh... Me këto pasuri të pallogaritshme tokësore dhe nëntokësore... të gjitha shtetet kanë nevojë për burimet tuaja natyrore; për këtë arsye gjithnjë do të bëjnë përpjekje që t’ju vënë kundër njëri tjetrit, do të krijojnë mosmarrëveshje mes jush dhe ndëkohë që ju merreni me këto konflikte do të vënë në dyshim ekzistencën dhe mosekzistencën tuaj, në fund to të thonë “askush të mos thotë asgjë”!

Nëse në Ditën e Jeruzalemit ngrenë zërin të gjithë mund të arrihet fitore

Nëse në Ditën e Jeruzalemit do të ngiheshin të gjithë popujt dhe do të dëgjohej zëri i tyre, atëherë ky shtet kokëtrashë nuk do të mund tëpengonte që zëri i tyre të dëgjohej – megjithatë, për fat të keq jo të gjithë – vetëm një grupim i vogël qëndron në këtë ditë... Nëse në Ditën e Jeruzalemit do të ngriheshin dhe do të ngrinin zërin të gjithë njerëzit që gjenden në shtetet myslimane, jo vetëm për Jeruzalemin, kjo do të ishte një fitore për të gjithë shtetet myslimane. Ne duke u ngritur dhe duke ngritur zërin tonë arritën që të përzinim nga Irani Shahun Muhammed Riza. Mendoni se ne e përzumë atë me armë në dorë? E përzumë duke ngritur zërin, me thirrjet Allahu Ekber! Deri në tru u kishin hyrë thirrjet tona Allahu Ekber derisa nuk po kuptonin më se çfarë po ndodhte dhe filluan të largoheshin me frikë nga atdheu ynë. Myslimanët duhet të ngrenë zërin, të thërrasin e bërtasin; të mos mendojnë se ngritja e zërit e slloganet nuk do të kenë asnjë efekt; jo, slloganet kanë efektin e tyre; por sigurisht kjo nëse të gjithë bashkë ngrenë zërin me këtë sllogan. Nëse unë ngre zërin i vetëm dhe bërtas nuk do të ketë asnjë rëndësi. Edhe nëse një lagje e vetme, apo një qytet i vetëm ngre zërin përsëri nuk do të ketë shumë ndikim. Shihni zërat që u ngritën në Teheran, Kum apo Ahvaz nuk ishin të vetëm, përkundrazi, po të shihni nëse njëherë i drejtoheni popullit të Revolucionit Islamik, popullit konservator “në këtë datë të caktuar ddo të ngriheni do të dilni natën nga shtëpitë tuaja dhe do të thërrsini tekbire” ata të gjithë do të binten.

Namazi i bashkimit në Kuds

Inshallah, ndryshe nga sa pritet një ditë të gjithë myslimanët do t bëhen bashke dhe në të gjitha vendet myslimane do të zhduken të gjitha rrënjët e sëmura po kështu do të zhduket kjo sëmundje që mban emrin Izrael; do të zhduket nga Mesxhidi Aksa dhe nga shteti ynë mysliman dhe të gjithë bashkë do të shkojmë në Kuds dhe do të falim namazin e bashkimit.

Duhet t’i lëmë mënjanë lorat politike dhe duhet të përdorim armë të mbushura plot me fuqinë e besimit!

E premtja e fundit e muajit të shenjtë të Ramazanit është Dita e Jeruzalemit dhe me shumë mundësi në dhjetëditshin e fundit të Ramazanit është edhe Nata e Kadrit.Është një natë e ihjasit. Kaderi dhe rëndësia e këaj nate është më e madhe se njëmijë muaj; është nata ku përcaktohen themelet e kadereve të gjithë robve te Zotit... dita e Jeruzalemit, e cila është një ditë e afërt me Natën e Kadrit duhet të përkujtohet me rëndësi nga myslimanët, duhet që të hapë rrugën për rizgjim dhe ndërgjegjësim të myslimanëve dhe gjatë gjithë historisë – veçanërisht gjatë shekujve të fundit duhet t’i shkundë myslimanët nga gjendja në humbje – që ky rizgjim dhe ky ndërgjegjësim në këtë ditë të bëjë që myslimanëët të përparojnë me dhjetra vite para hipokritëve dhe superfuqive dhe që gjithë myslimanët të mund ta marrin vetë në dorë fatin e tyre në të ardhmen... Myslimanët në Natën e Kadrit i luten dhe i përgjërohen Allahut gjithë natën me lutje dhe adhurime që t’i shpëtojë ato nga çdolloj robërimi përveç atij të Allahut – qoftë nga njerëzit, qoftë nga xhindët e shejtanët – dhe kështu arrijnë lartësimin që të jenë robër vetëm të Allahut Teala. Në Ditën e Jeruzalemit, gjatë ditëve të fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, Shehrullah A’zam, të gjithë myslimanët në mbarë botën duhet të shpëtojnë veten ndaj robërimit të superfuqive këtyre djajve të mëdhenj, t’i bashkohen fuqisë së pakufinjshme të Allahut he duhet t’i ndalojnë shtypësit që të ndërhyjnë në vendet e shtypura dhe t’i lënë ata që të mbeten të uritur pa marrë pjesët e tyre në këto shtete.

O myslimanët e kësaj bote! O të shtypurit e kësaj bote! Ngrihuni, vihuni në lëvizje dhe merrini fatet tuaja në duart tuaja. Edhe përsa kohë do të qëndroni në heshtje dhe do të lejoni që Uashingtoni apo Moska të vendosin në lidhje me fatet tuaja?! Edhe sa kohë do ta lejoni këtë mbetje të Amerikës, Izraelin që të shkelë me këmbë dhe të përdhosëJeruzalemin?! Edhe sa kohë do të vazhdojnë të përdhosen nën kontrollin e këtyre keqbërësve Jeruzalemi, Palestina e gjithë këto territore të myslimanëve të shtypur, ndërkohë që ju vetëm rrini e shiihni dhe lejoni këta tradhëtarë që të vazhdojnë të udhëheqin vendet tuja?! Edhe sa kohë do të vazhdoni të qëndroni të palëvizshëm ndërkohë që pavarësisht se në këtë botë jetojnë më shumë se 1 miliardë myslimanë dhe më shumë se njëqind milionë arabë dhe pavarësisht se në shumë prej shteteve të tyre kanë pasuri natyrore të papërllogaritshme vazhdojnë të jenë mjete të lindjes që përdoren nga perëdimi dhe me bashkëpunimin e tyre vazhdojnë të kryejnë vrasje dhe masakra çnjerëzore?! Edhe sa kohë do të qëndroni të heshtur për vëllezërit tuaj në Palestinë dhe Afganistan që vriten në mënyra kafshërore, kur do t’u përgjigjeni vallë zërave të tyre teksa kërkojnë ndihmën tuaj?! Në vend që të qëndroni përballë armiqve të Islamit, të përfitoni nga fuqitë ushtarake dhe hyjnore duke marrë në dorë armët e luftës për të çliruar Jeruzaleminn, edhe sa kohë do të vazhdoni me lojërat politike dhe ndërkohë që gjeni rrugë për të negociuar me Izraelin i jepni gjithnjë e më shumë kohë Izraelit që të kryej gjithnjë  më shumë vrasje, ndërkohë që bëheni dëshmitarë të masakrave të tyre?

A nuk e dinë dhe nuk e kanë parë tashmë këta politikanë të fuqishëm që qëndrojnë në krye të këtyre popujve e bisedimet politike dhe negociatat me shtypësit gjatë gjithë historisë nuk do të mund ta çlirojn as Palestinën dhe as Jeruzalemin, përkundrazi çdo ditë e më shumë po rriten vrasjet, masakrat dhe torturat e Izraelit?! Për çlirimin e Jeruzalemin duhen mbushur armët me fuqinë e Islamit dhe të besimit për të luftur dhe duhet të lihen mënjanë tashmë lojrat e ndryshme politike që thjesht mund të trembin apo mund të negociojnë me fuqitë e mëdha.

Duhet të ndëshkohen të gjithë ata që thjesht mundohen që të lënë kohën të kalojë për popujt myslimanë nëpërmjet lojrave politike dhe nuk duhet të vihen më në lojë popujt e shtypur duke vënë në jetë lojra politike që vetëm sa u kanë sjellë atyre dëm dhe u kanë bërë keq. Edhe da kohë do të vazhdojnë mitologjitë e sajuara të perëndimit dhe të lindjes që të gënjejnë botën për myslimanët e fortë dhe të tremben nga këto propaganda që e kanë brendësinë e tyre tërësisht bosh?! Sot Irani, pavarësisht lojrave prishëse të Amerikës, zionizmit dhe ata që e kanë pësuar nga revolucioni dhe pavarësisht gjithë mjeteve propaganduese që ata kanë përodrur, vazhdon që të përparojë drejt strukturës përfundimtare qëështë; të gjejnë gjithë fuqitë islamike dhe duke i besuar Allahut Teala pa u trembur nga fuqitë kundërshtare në perëndim, në lindje dhe gjithë palët e tjera që i janë bashkëngjitur, duke besuar dhe vepruar me fuqinë e Islamit dhe imanit, t’i presin duart e keqbërësve nga këto shtete dhe me qëllimin e fundëm të ndërgjegjësuar të çlirimit të Jeruzalemit dhe Palestinës të mos i nënshtrohen bëmës së neveritshme të Amerikës “sulltanatit zionist” të mbahet gjallë dita e Jeruzalemit duke u bërë kështu një shembull i mirë për vendet islamike në gjithë botën dhe për të gjithë popujt e shtypur... Shpresoj që mbajtja gjallë e Ditës së Jeruzalemit do të shpërbëjëheshtjen dhe humbjen e vëmendjes ndaj kësaj çështjeje dhe bashkë me qëndrimin e popujve të tjerë duke larguar nga skena dhe t’i varrosin në varrezën historike të harresës këta tradhëtarë që që vazhdojnë të bëjnë të mundur qëndrimin e turpshëm kundër myslimanëve të mbushur me vrasje, që pavarësisht Islamit dhe myslimanëve vazhdojnë të presin urdhra nga Amerika duke qëndruar krah për krahu me Izraelin. Udhëheqësit islamikë si Saddami dhe të tjerë që bashkëpunuan me Izraelin për të hapur luftë kundër Islamit në mbështetje të të pafeve- që ende janë në pushtet – duhet të largohen nga këto pozicione dhe duhet të përjashtohen nga pushtetet ligjvënëse për myslimanët.

Dita e Jeruzalemit është Dita e të Shtypurve

Populli, shteti, parlamenti dhe fuqitë e tjera ushtarake që Iranit që tashmë janë bashkuar në një front të vetëm përhir të bashkimit dhe njësimit të Islamit janë të vendosur që të qëndrojnë kundër çdo force të keqe që ka abuzuar me të drejtat e njeriut dhe të mbrojë këtë të shtypur dhe që të mbështesin Palestinën dhe Jeruzalemin e Shenjtë deria Paestina dhe Jeruzlamei t’i kthehen tërësisht palestinezëve dhe myslimanëve. Myslimanët në gjithë botën duhet ta pranojnë Ditën e Jeruzalemit si ditën e gjithë myslimanëve, madje si ditën e gjithë popujve të shtypur në botë dhe në këtë pikë të veçantë dhe delikate kanë detyrimin që të veprojnë duke qëndruar të palëkundur kundër të gjithë forcave shtypëse në botë dhe nuk duhet të heqin dorë derisa t’i shpëtojnë të shtypurit ng keqbërja e tyre.

Detyra e popujve gjatë Ditës së Jeruzalemit

Detyra që u bie të bëjnë popujve në Ditën e Jeruzalemit dhe këto ditë që përkkojnë me përkujtimin e ndërrimit të jetës së një njeriu të madh të historisë së njerëzimit është që me protesta, kryengritje, aktivitete të ndryshme t’i kërkojnë udhëheqësve të tyre politikë që me fuqinë e tyre të madhe të naftës dhe armatimeve të qëndrojnë kundër Amerikës dhe Izraelit dhe nëse do të ndodhë që nuk do ta pranojnë një gjë të këtillë duhet që duke marrë parasysh rrezikun e vërtetë që ekziston për gjithë rajonin aktualisht, madje edhe Haremien Sherifein  nga lojrat dhe marrëveshjet me Izraelin, të ndërmarrin veprime dhe kërcënime konkrete – duke përfshirë çdolloj presioni – t’i detyrojnë udhëheqësit e tyre të qëndrojnë kundër Amerikës dhe Izraelit. Ndërkohë që Islami dhe vendet e tij të shenjt ndodhen nën kërcanimin e përdhosjes asnjë mysliman nuk mund të qëndrojë pa ndërmarrë asnjë veprim. Ndërkohë që aktualisht, Izraeli është i zënë duke sulmuar vendbanimet myslimane dhe duke vrarë në mënyrë çnjerzore myslimanët aty të cilët nuk kanë asnjë mundësi mbrojtëse, qeveritë e rajonit nuk bëjnë asgjë që të ketë ndonjë vlerë apo kuptim dhe ende bëjnë përpjekje për negociata... Ajo çka është edhe e trishtueshme ështëse ndërkohë që për të shpëtuar nga Izraeli mbështeten tek Amerika, ajo që është në tëë vërtetë autorja e gjithçkaje si të shkosh nga shiu në breshër, për këtë arsye pavarësisht se e kanë të drejtën si dhe mundësinë për t’u dalë kundër refuzojnë që të thonë qoftë edhe një fjalë të vetme... Në një situatë të këtillë, gjithkush duhet të përgatitet që të asgjësohet në këtë botë dhe të përulet gjithnjë ndaj të tjerëve.



Burimi : www.kudusgunu.com