Ish-ministri izraelit është marrë në paraburgim për spiunazh në emër të Iranit

Publikuar në Qershor 20, 2018, 1:08 a.m.

Është raportuar se ish-ministri izraelit Gonen Segev është marrë në paraburgim nën akuzën për “spiunim në emër të Iranit”.

Sipas një deklarate të bërë nga shërbimi i fshehtë i Izraelit, Shin Bet, Gonen Segev i cili shërbeu në qeveri në vitet e 90-ta dhe i cili viteve të fundit jetonte në Nigeri, u arrestua në Guinenë Ekuatoriale ku kishte shkuar për vizitë, dhe më pas i’u dorëzua Izraelit.

Në deklaratë u raportua: “U lejua publikimi: Segev u arrestua nga Shin Bet dhe policia në maj të vitit 2018 nën akuzën se ka ndihmuar armikun gjatë luftës dhe ka kryer spiunazh kundër shtetit të Izraelit.”

Është raportuar se ish-ministri, i cili gjatë viteve të fundit ka jetuar në Nigeri, që nga viti 2012, ka bashkëpunuar me inteligjencën e Iranit dhe ka dhënë informacione të ndryshme për Izraelin, të cilat i kishte marrë duke përdorur lidhjet e vjetra.

'AI JEPTE INFORMATA RRETH QEVERISË DHE PUNËTORËVE TË SIGURISË'

Në deklaratë u tha se: “Segev i informonte kuratorët e tij rreth tregut të energjisë, objekteve të mbrojtjes, qeverisë dhe punëtorëve të sigurisë. Për të përmbushur detyrat e marra, Segev vazhdonte lidhjet e tij me qytetarët izraelitë. Duke i paraqitur ata si biznesmenë, ai përpiqej t’i njoftojë disa nga ta me agjentët e Iranit.”

Segev, i cili më parë ishte akuzuar për përpjekje për të futur 30.000 tableta drogë nga Hollanda në Izrael, në vitin 2005 u dënua nga gjykata me 5 vjet burg.

Segev u lirua në vitin 2007 pas 2 vjet burg.



Burimi : Sputnik News