Bilanci i OHAL-it me shifra

Publikuar në Qershor 19, 2018, 2:11 a.m.

Zëvendës drejtori i përgjithshëm për Shoqatat dhe Dhomat e Punëdhënësve të CHP,  Çetin Osman Budak përgatiti një raport lidhur me gjendjen e jashtëzakonshme OHAL, i cili thuhet se është shpallur për një "afat të shkurtër" më 20 korrik pas përpjekjes së grusht shtetit të 15 korrikut dhe që ka vazhduar për rreth dy vjet. Sipas raportit të Budak të titulluar “fatura e OHAL-it”, lirës turke i ra vlera, borgji i tregtarëve ndaj bankave, deficiti i llogarisë korente dhe numri i kompanive që falimentojnë u rrit, ndërsa të ardhurat kombëtare për kokë banori u zvogëluan. 154 mijë punëtorë u penguan nga e drejta për grevë.

Sipas raportit të Iklim Öngel, duke u rënditur dëmet që gjendja e jashtëzakonshme OHAL i’a shkaktoi Turqisë, në raport u zbulua pavërtetësia e shprehjes së zyrtarëve qeveritarë se “nuk ka OHAL ndaj qytetarëve, OHAL  nuk e dëmton askënd”. Shifrat e dhëna duke u krahasuar me para dhe pas OHAL-it janë si mëposhtë:

Lirës turke i ra vlera: Ndërsa dollari u rrit prej 3.03 lira në 4.60 lira dhe euro prej 3.33 lira në  5.38 lira, lira turke humbi vlerën 34 dhe 38 për qind. Deficiti i këmbimit valutor i kompanive arriti nga 207 miliardë dollarë në 222.7 miliardë dollarë. Deficiti i këmbimit valutor në sektorin real ka qenë 7.5 për qind që nga shpallja e OHAL, ndërsa deficiti i lirës turke është rritur me 63.3 për qind.

88.4 PËR QIND RRITJE NË DEFICITIN E LLOGARISË KORENTE

Borxhi i jashtëm i Turqisë arriti nga 423.1 miliardë dollarë në 453.2 miliardë dollarë. Ndërsa borxhi i jashtëm i sektorit privat u rrit me 6.4 për qind, nga 297.2 miliardë dollarë në 316.4 miliardë dollarë. Deficiti i llogarisë korente arriti nga 29.4 miliardë dollarë në 55.4 miliardë dollarë. Deficiti i llogarisë korente 12-mujor tregoi rritje me 88.4 për qind. Deficiti tregtar i jashtëm arriti nga 58.1 miliardë dollarë në 84.9 miliardë dollarë.

Rënia e kapitalit të huaj: Totali i kapitalit të huaj në Turqi para 20 korrikut ka qenë 13.7 miliardë dollarë, ndërsa pas gjendjes së jashtëzakonshme OHAL ra në 12 miliardë dollarë. Në krahasimin 12 mujor, shuma e kapitalit të huaj në Turqi është ulur për 12.4 për qind.

Inflacioni i konsumit i cili ishte 7.74 për qind, u bë  11.06 për qind. OHAL mori një nga 5 bukë, 2 vezë, 4 ullinj dhe 3 gota qumësht nga tryeza e kombit.

Huamarrja e jashtëzakonshme: Të ardhurat kombëtare ranë nga 862.7 miliardë dollarë në 851.1 miliardë dollarë, u zvogëluan në 11.6 miliardë dollarë në vit dhe ranë në 286 dollarë për kokë banori. Borgji i popullit ndaj bankave u rrit me 25.3 për qind nga 397.8 miliardë dollarë në 498.5 miliardë dollarë. Borxhi i NVM-ve (Ndërmarrjet e Vogla dhe të Vesme) ndaj bankave u rrit me 30.9 për qind nga 404.2 miliardë në 529.1 miliardë dollarë.

Rritja e papunësisë: Numri i kompanive që u mbyllen shënoi rritjen më të madhe që nga viti 2011 dhe u rrit me 33 për qind krahasuar me vitin 2016. Në vitin 2016 u mbyllën 9.850 kompani, ndërsa në vitin 2017, 14.701 kompani. Vetëm në tre muajt e parë të vitit 2018 u fundosën 29.909 tregti. Që nga korriku 2016, numri i tregtive të fundosura është rritur në 176.911. Ndërsa ka 6.1 milionë të papunë dhe 9.5 milionë njerëz të pasiguruar, në 260 aktet terroriste të bëra që nga 15 korriku, humbën jetën 619 ushtarë dhe civil. Ekonomia dhe qeverisja e Turqisë i’u dorëzua fajdexhive. Gjatë 15 viteve të fundit, një pjese të vogël të huadhënësve në Londër i’u janë paguar 150 miliardë dollarë fajde, ndërsa huadhënësve vendas 675 miliardë dollarë fajde.

Vrasja e femrave, abuzimi ndaj fëmijëve: Në 22 muaj shkatërrimi, 624 gra u vranë. 387 fëmijë u abuzuan. 27 për qind e grave janë të papunë. Ndërsa, 80 për qind e 2 milion fëmijëve që janë të detyruar të punojnë janë të pasiguruar.

114.729 PERSONA U LARGUAN NGA PUNËT PUBLIKE

Numri i të dënuarve dhe të paraburgosurve u rrit nga 188 mijë në 230 mijë. Numri i njerëzve në burg u rrit për 22.3 për qind. Për nga numri i të dënuarve dhe të paraburgosurve, Turqia doli e para pas Rusisë. 135 gazetarë u arrestuan. 2.500 gazetarë mbeten pa punë. Sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit, me numrin e gazetarëve të arrestuar në mesin e 180 vendeve, Turqia doli e para në botë. Në kundërshtim me prezumimin e pafajësisë, u shkarkuan nga puna 5.822 akademikë dhe 33.497 mësues. 114.729 persona u larguan nga punët publike. 154 mijë punëtorë u penguan nga e drejta për grevë. Në këto kushte, humbën jetën 1.006 punëtorë.



Burimi : Rast Haber