Mbi 6 milionë kanë vizituar muzeumet në Turqi në vitin 2018

Publikuar në Qershor 19, 2018, 12:44 a.m.

Stambolli  qyteti më i vizituari në Turqi për shkak të muzeumeve me mbi 2 milionë vizitorë në 4 muajt e parë të vitit 2018

Mbi 6 milionë njerëz vizituan muzeumetë dhe vendet arkeologjike në katër muajt e parë të vitit 2018, sipas të dhënave të Ministrisë turke të Kulturës dhe Turizmit.

Të dhënat zbuluan se një total prej 6,400, 957 njerëzve kanë vizituar muzeumet dhe vendet arkeologjike, të cilat veprojnë nën ministrinë turke. 

Me mbi 2 milionë vizitorë në muzeume, Stambolli ishte qyteti më i vizituar, pasuar nga provincat qendrore anatoliane të Konias dhe Nevsehir me 757.993 vizitorë dhe 699.805 vizitorë respektivisht.

Muzeu më i vizituar në Turqi ishte Pallati Topkapi me 830.588 vizitorë.

Muzeu i Hagia Sophia në Stamboll dhe Muzeu i Rumanit në Konia ishin muzeu i dytë dhe i tretë më të vizituar në Turqi me 775.161 dhe 717.158 vizitorë.

Në vitin 2017, gjithsej 20.509.746 njerëz vizituan muzetë dhe vende arkeologjike në të gjithë Turqinë.



Burimi : World Bulletin