Sindkata e Pavarur e Kosovës paralajmëron grevë

Publikuar në Qershor 17, 2018, 3:20 a.m.

Pasi që Gjykata Kushtetuese pohoi se një vendim i qeverisë për të rritur pagat e anëtarëve të kabinetit nuk shkelte ligjin, atëherë punonjësit e sektorit publik në Kosovë kanë kërcënuar me grevë  në mbështetje të kërkesës së tyre për paga më të larta.

Paralajmërimi vjen pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi më 11 qershor se vendimi i kryeministrit Ramush Haradinaj për të rritur pagat e anëtarëve të kabinetit qeveritar, gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe rrogën e tij me 100 për qind, nuk e shkel ligjin.

Avni Ajdini, kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, BSPK, par amediave kumtoi se : “Ne nuk jemi kundër rritjes së pagave, por jemi kundër diskriminimit ndaj punonjësve të sektorit publik,” tha ai. “Kërkesa jonë është të rriten pagat në përgjithësi dhe nuk do të ndalet derisa kjo kërkesë të plotësohet,”