Ministri i kulturës i Iranit e përshkroi Ditën Ndërkombëtare të Kudsit: Një ditë për të luftuar një gënjeshtër të madhe me emrin Izrael.

Publikuar në Qershor 17, 2018, 3:17 a.m.

Kudsi, Jerusalemi, është simbol i një populli të shtypur që ka vuajtur si i  pastrehë, ka vuajtur nga lufta, vështirësitë dhe dhimbjet për shtatë dekada', tha ministri i Kulturës dhe Kulturës Islame, Abbas Salehi për gazetarët gjatë tubimit të Ditës së Kudsit, (Jerusalemit), në Teheran.

Dita e Kudsit,  (Jerusalemit), është dita e mbrojtjes së vërtetës dhe përballja me një gënjeshtër të madhe me emrin Izrael që ka ekzistuar në rajon në baza të rrejshme, tha ai.

Ai, gjithashtu, e përshkroi ditën si një mundësi për të mbrojtur Kiblën e parë të muslimanëve dhe duke shënuar ditën që do të thotë se ata e kanë mbajtur atë si prioritet, tha ministri.

Imam Humejni,  themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, më 7 gusht 1979, caktoi të xhumanë e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit si Ditën e Kudsit dhe Ditën e Jetës së Islamit.

Deri më sot, jo vetëm iranianët, por edhe të gjithë kërkuesit e lirisë së botës në shumë vende kanë shënuar të premten e fundit të Ramazanit çdo vit duke zhvilluar demonstrata, për të deklaruar solidaritetin e tyre me palestinezët dhe mbështetjen për të drejtat e tyre të ligjshme.



Burimi : IRNA