Është publikuar një listë e informacioneve të mbledhura lidhur me përdoruesit e Facebook-ut

Publikuar në Qershor 15, 2018, 2:53 a.m.

Lista e informacioneve të mbledhura lidhur me përdoruesit e rrjetit social Facebook si dhe metodave të përdorura për mbledhjen e këtyre informacioneve përfshinë 225 faqe.

Në këtë listë përfshihen informacione të tilla si informacionet e kontaktit, historia e mesazheve SMS, thirrjet në pajisjet Android, përdorimi i kamerës, emrat dhe llojet e skedarëve në disk, shtesat në skaner, aplikacionet e shkarkuara, blerjet e bëra përmes faqeve të internetit, lëvizja e mausit, bateria, hapësira boshe në disk etj.

Kompania gjithashtu mbledh meta të dhëna lidhur me fotografitë, të tilla si kohën dhe vendin e fotografisë dhe gjithashtu fotografitë e përdoruesve të tjerë dhe frekuencën e kontaktit në mes tyre.

Facebook mbledh informacione për Wi-Fi dhe pikat e komunikimit celular afër përdoruesit, operatorët celularë dhe fiks si dhe lexon informacionet nga pajisjet lidhur me to.

Facebook njoftoi se mund të mblidh informacione rreth përdoruesve edhe me ndihmën e palëve të treta, por nuk deklaroi se kush janë këto palë.

‘NDIKIMI NË ZGJEDHJE’

Akuzat se kompania e analizave të të dhënave, Cambridge Analytica ka përdorur të dhënat personale të miliona përdoruesve të Facebook-ut për të ndikuar në zgjedhje, në prill të vitit të kaluar, patën çuar në një krizë. Pas krizës, AP ishte ftuar për t’u dhënë llogari qytetarëve evropianë lidhur me çështjen e respektimit të jetës private dhe mbrojtjen e të dhënave personale pas këtij skandali. Në muajin prill, Zuckerberg dha deklaratë në Senatin e SHBA-së dhe Këshillin Përfaqësues lidhur me skandalin e përdorimit të të dhënave.



Burimi : Sputnik News