Kryetari Dr. Hassan Ruhani: Muaji Ramazan, muaj i trajnimit për njerëzimin, duke praktikuar durimin

Publikuar në Qershor 15, 2018, 2:36 a.m.

Kryetari Dr.Hassan Ruhani u takua me atletë të martën mbrëma në një atmosferë të përzemërt dhe tha:

"Atletët e vendit tonë kanë krijuar gjithmonë shpresë për popullin iranian dhe të rinjtë".

"Nëse shoqëria ka shpresë dhe vitalitet, të gjitha problemet mund të zgjidhen", tha Kryetari  Hassan Ruhani, duke shtuar:

"Mbi punën e atletëve dhe trajnerëve të tyre, ajo që është e rëndësishme është besimi në fitoren dhe kampionatin".

Ai gjithashtu tha: "Nëse ne besojmë se është e drejta jonë të qëndrojmë në podium në kampionatin botëror, do të arrijmë në atë qëllim, sepse nga trajnimi, praktika dhe puna e madhe vjen fitorja".

Duke iu referuar pjesëmarrjes së ekipit kombëtar të futbollit iranian në kupën botërore, Dr. Hassan Ruhani tha:

"Nuk është e rëndësishme se me cilin ekip ne do të luajmë në Kupën e Botës, por duhet të besojmë se ne jemi në gjendje të fitojmë".

Duke thënë se "ne duhet të praktikojmë, të ndërmarrim veprime, të tolerojmë dhe të jemi të durueshëm", tha kryetari: "Ramazani është mundësia më e mirë për të praktikuar këto cilësi".

Ai gjithashtu tha: "Ju atletë jeni shumë të efektshëm në gjenerimin e shpresës dhe vitalitetit në vend. Ndonjëherë  vetëm një lojë u jep njerëzve  shpresë për orë të tëra, ditë apo edhe muaj ".

Kryetari  vazhdoi gjithashtu të shprehte gëzimin se femrat janë aktive në sport, duke thënë: "Të gjitha fitoret  që kemi  janë arritur falë përpjekjeve të palodhura të nënave që na kanë stërvitur dhe na ndihmuan të zgjedhim rrugën më të mirë gjatë jetës sonë" .

"Nëse duam ta përhapin Islamin në botë, a është më mirë të themi se vajzat tona nuk lejohen për të marrë pjesë në ngjarjet sportive, apo është më mirë të themi se vajzat dhe gratë tona të marrin pjesë në ngjarje të ndryshme sportive dhe të korrin suksese duke respektuar të gjitha parimet fetare ", vazhdoi ai.

Ai vazhdoi: "Qeveria është pranë jush atletë, dhe si kryetar  dhe përfaqësues i popullit të këtij vendi, jemi pranë jush dhe dëshiroj që ju të qëndroni pranë popullit iranian me gjithë zemrën tuaj".

Kryetari i Republikës Islamike të Iranit tha gjithashtu:

"Populli i Iranit nuk ka frikë nga kërcënimet e zbrazëta dhe është shumë më i madh se Trumpi, Pompeo, Boltoni  dhe të gjithë këta njerëz që janë mbledhur në Uashington si ekstremistë.

Populli i Iranit ka qenë fitimtar në të gjitha periudhat e historisë dhe dua të them këtu, Zotëri Trump! Ky popull  do të fitojë kundër jush ".



Burimi : President ir.