Imam Humeini u përcoll nga më shumë njerëz sesa u prit

Publikuar në Qershor 14, 2018, 1:54 a.m.

Në orët e para të 6 qershorit, me miliona njerëz të mbeldhur në xhenazen më të populluar të parë ndonjëherë falën namazin e xhenazes. Në rang botëror u botuan tituj se “Në 1 shkurt 1979 Imam Humeini i prit nga 6 milionë njerëz, e njëjta gjë u përsërit edhe kur e përcollën në banesën e fundit.” Gazetarë nga agjenci të ndryshme botërore kanë hamendësuar se në cermoninë mortore kishin marrë pjesë 9 milionë persona.

29 vite më parë, në të njëjtat ditë u zhvillua cermonia mortore e themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, të ndjerit Imam Ruhullah Humeinit dhe ashtu si në vitin 1979 u prit nga miliona njerëz teksa kthehej nga persekutimi, u përcoll sërisht nga miliona njerëz për në banesën e tij të fundit.

Shkëputur nga Testamenti i Imam Humeinit:“Tashmë vëllezërit e mi të vyer, po ju kërkoj leje që me një zemër të paqshme, me një shpirt të kënaqur, me një frymë të lumturdhe me një ndërgjegje të mbushur me shpresë nga mëshira e Allahut, të largohem për në botën e përtejme. Me këmbëngulje kërkoj prej jush që të luteni për mua. Ndërsa nga Allahu Mëshirues dhe Mëshirëdhënës i kërkoj të pranojë ndjesën time në mangësitë për t’i shërbyer atij dhe fajet e gabimet e mia, i kërkoj falje për gabimet dhe mëkatet e popullit tim, të pranojë lutjen time dhe t’i japë atij fuqinë e karakterit dhe përparimit me vendosmëri.”

Imam Humeini e ka shpjeguar kështu largimin nga njerëzit e dashur të kësaj bote, kalimin në botën tjetër si dhe mallin për t’u bashkuar me më të Dashurin. Fjalët e tij nuk janë fjalë të një poezie të shkruar me një gjuhë letrare, janë fjalë që shpjegojë vetë ndjesitë e tij dhe dimensionin e spirtualitetit të tij. Imami u largua në qetësi. Kur po mbante fjalimin e tij të fundit të cilin e kemi cituar më lart, ai mbante një ndërgjegje të një njeriut të cilin populli i tij e besonte, një individualitet që nuk i përulej askujt veç Allahut dhe një modesti me të cilën fajësonte veten për mangësitë e tij.Një gjë e këtillë i çojë miliona njerëz që nuk kishin pasur mundësinë ta njohin nga afër të ngrinin dyshime në lidhje me lartësinë e personalitetit të Imam Humeinit. Ndërkohë që ata që e njihnin dhe e donin Imamin u bënë kurioz për mangësinë që ai kishte përmendur. Në këndvështrimin tonë, një mangësi e këtillëështë pikërisht mangësia që shohin në vetvete liderat e përplotësuarë dhe të vërtetë.

Imam Humeini në vargun e poezive që kishte shkruar e kishte përgatitur veten për vdekjen e tijgjatë fillimit të muajit qershor të vitit 1989. Në poezinë që kishte shkruar vite para se të vdiste ai shprehej se: “vitet kalojnë, ngjarjet ndjekin jëra-tjetrën dhe unë në mes të Hordadit (qershorit) pres fundin”. Këto vargje që shkojnë përtej poezisë tregojnë për dhimbjen e ndarjes dhe për shpresën e realizimit të momentit të bashkimit. Dhe pikërisht më datë 13 Hordad 1368 (vii kalendarik persian) erdhi momenti kur i përmalluari u bashkua me më të Dashurin.

Disa ditë përpara se të ndrronte jetë, Irani dhe gjithë shoqëritë botërore mësuan në lidhje me sëmundjen e tij. Populli iranian, përtej situatës shëndetësore të Imamit ishte i vetëdijshëm edhe në lidhje me procesin në të cilin ndodhej. Një situatë e këtillë bëri që miliona njerëz të mblidheshin në Iran. Njerëzit që u mblodhën bashkë për t’u lutur për Imamin për shërimin e tij nuk arritën ta fshinin trishtimin që kjo situatë u kishte kriuar. Në sytë e tyre rridhnin lot, koha kalonte humë avash, ndërkohë që zemrat e tyre rrihnin me shqetësim për atë që i priste në të ardhmen. Ata që e donin Imamin kishin vendosur kamera të fshehta në dhomën e tij në spitalin që ndodhej së fundmi për të regjistruar që prej asaj dite deri në fund të jetës së tij kujtimet e tij. Miliona njerëz që i ndoqën këto pamje që ishin publikuar më pas në televizionin iranian ndjenin një mall të një niveli që mund ta ndjesh vetëm për një njeri që njeh nga afër.

Pas momentin që çdo lloj ndërhyrje e mundshme nga ekipi shëndetësor i spitalit nuk mund të jepte më efekt gjatë mjekimit të Imamit, erdhi momenti që me lejen e Alahut të ndërronte jetë. “O ti shpirt i bindur plotësisht!  Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar!  Hyn në turmën e robërve të Mi!  Dhe hyn në xhennetin Tim!” (Surja Fexhr 27-28-29-30). Në ditën e 13 të Hordanit të vitit 1368 (më 3 qershor 1989) në orën 11 e 20 të mbrëmjes erdhi ora e vdekjes për Imamin. Kjo zemër frymëzuese,që me dritën dhe mirësinë që i kishte dhënë Allahu ndriti miliona zemra të tjera, pushoi së rrahuri.

Kur filloi të shpërndahej lajmi e Imami kishte ndërruar jetë, kjo ngjarje krijoi ndikueshëmrinë e një tërmeti të fuqishëm. Me miliona njerëz në Iran dhe në mbarë botën u kapluan në mërzi. Në ato momment, as fotografitë e bëra dhe as poezitë e shkruar nga duar të ndryshme nuk arritën ta shpjegonin trishtimin që kjo ngjarje kishte krijuar.

Gjatë të enjtes së  parë të muajit qershor të vitit 1989 në Teheran u mblodhën me miliona njerëz që dëshironin të shihnin për herë të fundit fytyrën e Imamit. Në cermoninë mortore nuk dukej asnjë shenjë e një cermonie zyrtare. Kjo pjesëmarrje gjithëpërfshirëse tregonte qartë dashurinë e madhe që populli iranian mbante në zemrat e tij për Imamin. Rreth e përqark trupit të Imamit të mbështjellë me rrobën ngjyrë jeshile ishin mbledhur njerëz që mbanin zi. Kjo turmë e vuajtur në atë moment ndihej si të kishte mbetur jetime. Ai që ishte një baba i mëshirshëm dhe një lider frymëzuar ishte larguar për në botën tjetër.

Në orët e para të 6 qershorit, me miliona njerëz të mbeldhur në xhenazen më të populluar të parë ndonjëherë falën namazin e xhenazes. Në rang botëror u botuan tituj se “Në 1 shkurt 1979 Imam Humeini i prit nga 6 milionë njerëz, e njëjta gjë u përsërit edhe kur e përcollën në banesën e fundit.” Gazetarë nga agjenci të ndryshme botërore kanë hamendësuar se në cermoninë mortore kishin marrë pjesë 9 milionë persona.

Pas një jete të mbushur me suksese, Imam Humeini u drejtua për në botën e përtejme. Sukseset që ka arritur të korr në jetë Imami nuk janë suksese të rëndomta, kanë qënë suksese që kanë sjellë në pikë kthese për historinë fillimisht të botës islame, por edhe të gjithë njerëzimit. Dhe me siguri që ai është një ndër ata që kanë mundur ta fitojnë hirin e Allahut në këtë botë. Imam Humeini, i cili ishte një lider që karakterizohej nga përgjegjësia dhe dritarja e mendjehollësisë së tij, ka bërë të mundur që të përcaktojë si qëllimin parësor të myslimanëve ndërgjegjësimin për unitet. Ndikueshmëria që ai pati gjatë perudhës që udhëhoqi Iranin i kaloi të gjithë kufinë e vendit duke u shndërruar në iniciator të lëvizjeve të gjithë popujve të shtypur në rajon dhe një mbarë botën. Në fund të fundit, ndikimi i këtij revolucioni është akoma i dukshëm.

Imam Humeini nuk ka qënë asnjëherë vetëm një njeri i politikës, apo vetëm një njeri i fesë. Ai gjithnjë ka kaluar përtej kufinjve të njëindividi të vetëm. Sukseset e tij janë suksese që mbartin mësime të rëndësishme për brezat pasardhës. Një pjesë të këtyre mësimeve e kemi mësuar, dhe në vazhdim do të vijojmë të mësojmë edhe më shumë...



Burimi : İntizar.web