Hassan Ruhani diskuton me homologun kinez për çështjet ndërkombëtare

Publikuar në Qershor 14, 2018, 1:47 a.m.

Kryetari i Iranit, Hassan Ruhani ka biseduar të dielën me homologun e tij kinez,  Xi Jinping për zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.

Takimi u mbajt në periferi të samitit të bashkëpunimit ekonomik të Shanghai të dielën.

Në takim, të dy palët u bënë thirrje për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe politik mes dy vendeve.

Të dy ministrat gjithashtu shkëmbyen pikëpamje mbi zgjerimin e bashkëpunimit për çështje të ndryshme duke diskutuar Planin e Përbashkët të Veprimit (JCPOA).

Kryetari i Iranit, Hassan Ruhani është në Qingdao për të marrë pjesë në samitin e SCO, i cili u hap të dielën në mëngjes me pjesëmarrjen e udhëheqësve të tetë vendeve anëtare dhe katër vëzhguesve, përfshirë Iranin.



Burimi : IRNA