Dita e Jeruzalemit (Palestinës) 2018: Krijoi një impakt të madh

Publikuar në Qershor 13, 2018, 5:31 a.m.

Pjesëmarrja e lartë si në cilësi ashtu edhe në numër në cermonitë e celebrimit të Ditës Ndërkombëtare të Jeruzalemit ka treguar se çështja palestineze ende vazhdon të ketë një vend të rëndësishëm në ndërgjegjen e ymetit mysliman. Ndoshta si një përgjigje për përpjekjet e bëra në shuarjen e çëshjtes palestineze, sllogani me mesazhin më të rëndësishëm ka qënë ky: “Pasi të shuhet marrevëshja e këtij shekulli, do të falim namazin në Kuds (Jeruzalem).”

Dita e Jeruzalemit gjatë këtij viti duket më se veçantë se gjithë vitet e tjera në të gjitha aspektet. Dita e Jeruzalemit, qëështë shndërruar në simbolin me të dukshëm të çështjes palestineze dhe këtij konflikti që po vazhdon për më shumë se 70 vite, këtë vit është organizuar në kushtet më delikate të jetuara ndër dekada të tëra.

Kishte shumë arsye që e bënin Ditën e Jeruzalemit të përkujtuar këtë vit më të veçantë se vitet e tjera. Këto arsye që, pjesërisht lindin nga izraelitët, pjesërisht nga palestinezët, pjesërisht nga ndërkombëtarët dhe situatat globale, e kanë rigjallëruar këtë vit Ditën e Jeruzalemit në hijen e protestave të mëdha të vazhdueshme përgjatë kufirit të Rripit të Gazës. Siç dihet, këto protesta të mëdha që kanë filluar më 30 Mars të vitit 2018 në Gazza dhe në Bregun Perëndimor deri tani shënojnë 135 persona të rënë dëshmorë si dhe më shumë se 15 mijë të tjerë të plagosurë.

Ndryshimet e zgjatura deri në vendndodhjen e organizmit të cermonidë së Ditës së Jeruzalemit nuk kufizohen vetëm me pjesëmarrjen e gjërë që është regjistruar. Pavarësisht se pjesëmarrja e dendur e popujve gjatë kujtimit të Ditës së Jeruzalemit dhe falja e namazit në Mesxhidin Aksa me pjesëmarrjen e 290 mijë bashkëkombasve palestinezë brenda kufinjve të Jeruzalemit të viteve 1940 është ndikuesi më i rëndësishëm, janë krijuar edhe shumë situata të ndryshme në lidhje me çështjen palestineze. Në vijim do të listojmë disa nga më të rëndësishmet prej tyre.

E para: Dita e Jeruzalemit këtë vit është zhvilluar në kushte pafundësisht delikate duke filluar me shpërnguljen e Ambasadës Amerikane në Jeruzalem, që ka për qëllim që të shuajë çështjen palëstineze dhe t’i dorëzojë zionistëve Jeruzalemin si dhe gjithë vendet e shenta që gjenden aty, duke vazhduar me marrëveshjen e shekullit si dhe së fundmi edhe me nismat e ndërmarra nga vendet e gjirit si dhe gjithë regjimet arabe për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin.

E dyta:Pavarësisht gjithë vështirësive të krijuara, pjesëmarrja këtë vit ka qënë shumë më e madhe sesa mesatarja e pjesëmarrjes gjatë viteve të kaluara bashkë me grupimet e mëdha të ardhura nga bota islame dhe gjithë bota që janë derdhur në rrugë kanë vërtetuar se pavarësisht vështirësive që po ndodhin të gjithë janë të vendosur të rezistojnë.

Vendosmëria e palestinezëve dhe myslimanëve i ka sjellë regjimit izraelit vështirësi të mëdha. Këto vështirësi kanë filluar me makthin e “avionëve prej letre” që i detyruan zionistët që të kërkonin ndihmë për industrinë e tyre të brendshme ajrore. Ky makth ka vazhduar suksesin e lëvizjes së bojkotit BDS për të anulluar ndeshjen mes Argjentinës dhe regjimit izraelit dhe më pas makthi ka arritur majat me nismën e Kombeve të Bashkuara për të rinovuar rezolutat e dënimit të veprimeve të Izraelit dhhe zhvillimin e mbledhes së jashtëzakonshme për të marrë masa për mbrojtjen e popullit palestinez.

E treta: Pavarësisht se disa nga vendet e rajonit kanë bërë kthesë në qëndrimin e tyre, nga njëra anë pjesëmarrja e madhe gjatë celebrimit të Ditës së Jeruzalemit dhe nga ana tjetër dimensioni i viktimave të protestave të popullit palestinez në Gazza kanë shkaktuar një zemërim popullit të Perëndimiy kundrejt shkeljeve të Izraelit. Pa dyshim që, fakti që Dita e Jeruzalemit përkoi në të njëjtën ditë me përvjetorin e 70-të Nekbes, vetëm pak ditë pas shpërnguljes së Ambasadës Amerikane në Jeruzalem, dhe në të njëjtën kohë me protestat e mëdha të vazhdueshme i kanë dhënë një gjallëri të veçantë cermonisë.

E katërta: Është e rëndësishme që të vëmë në dukje rolin e paprecedentë që kanë luajtur lëvizjet e bojkotit. Duke i drejtuar goditje të njëpasnjëshme dhe të vazhduaeshme në nivelin politik dhe ekonomik kundër Izraelit kanë mundur të mësojnë pikat e tij të dobta. Lëvizjet e bojkotit kanë përforcuar rëndësinë e nevojës së pikëpamjeve për luftë gjithëpërfshirëse dhe rezistencës në shumë rrugë të ndryshme. Si rezultat i këtyre lëvizjeve është formësuar e vërteta se çështja palestneze duket të jetë një çështje që prek të gjithë mbështetësit e çështjes së lirisë. Përqafimi i çështjes palestineze nuk është kufizuar vetëm në mesin e arabëve dhe myslimanëve. Përkundrazi, ka nga ata që e kanë përqafuar këtë çështje vetëm duke u nisur nga arsye që mbështeten në të drejtat e njeriut. Fushatat e bojkotit kanë krijuar një diferencë në përcjelljen e atyre që përjeton populli palestinez.

E pesta: Pjesëmarrja e gjërë popullore gjatë cermonisë së Ditës së Jeruzalemit të organizuar në Iran, Irak, Jemen dhe Liban, gjithashtu edhe në shumë vende arabe dhe evropiane ka vërtetuar dëstimin e regjimit sionist në konfliktin Palestinë-Izrael. Mesa duket, ky konflikt do t’i tejkalojë kufinjtë arabë dhe do të shndërrohet në një çështje globale. Pavarësisht pjesëmarrjes së përhershme të popullit të Palestinës në qëndrimin kundër pushtimit, ndryshimet e hasura në Ditën e Jeruzalemiit të këtij viti do të risjellin rëndësinë e nevojshme  të çështjes palestineze, çështje e cila që prej fillimit të Pranverës Arabe dhe deri më tani është përplasur me nisma për shuarjen e saj.

Së fundmi, Pjesëmarrja e lartë si në cilësi ashtu edhe në numër në cermonitë e celebrimit të Ditës Ndërkombëtare të Jeruzalemit ka treguar se çështja palestineze ende vazhdon të ketë një vend të rëndësishëm në ndërgjegjen e ymetit mysliman. Ndoshta si një përgjigje për përpjekjet e bëra në shuarjen e çëshjtes palestineze, sllogani me mesazhin më të rëndësishëm ka qënë ky: “Pasi të shuhet marrevëshja e këtij shekulli, do të falim namazin në Kuds (Jeruzalem).”



Burimi : İntizar.web