Të rinjtë palestinezë i përgjigjen deklaratës së Imam Khameneit

Publikuar në Qershor 13, 2018, 5:22 a.m.

Disa të rinjë nga Gaza e kanë përshkruar fjalimin e bërë nga Imam Khamenei drejtuar të rinjëve arabë si fjalim atëror dhe se është shumë e rëndësishme që kjo deklaratë është bërë në një kohë kur liderët arabë i kanë shpërfillur kërkesat dhe dëshirat e popullit të tyre.

Në deklaratën e bërë për Agjencinë e Lajmeve Tasnim, të rinjtë palestinezë deklaruan se fjalimi i bërë nga udhëheqësi i Revolucionit Islamik të Iranit, Imam Khameneit, drejtuar të rinjëve arabë ishte një fjalim atëror dhe shtuan se ai i është afruar revolucionit arabë me këtë fjalim të bërë në një kohë kur liderët arabë i kanë shpërfillur kërkesat dhe dëshirat e popullit të tyre.

Dallimi mes liderit të Iranit dhe liderëve arabë

Besime Mahmut, një studente e një universiteti arab është shprehur kështu në lidhje me temën: Shumë nga deklaratat e bëra nga udhëheqësi iranian kanë shprehje atërore, të cilat tregojnë qartë dallimin midis tij dhe udhëheqësve arabë; liderët arab i’a shitën kapitalin armikut, ndërsa Imam Hamanei na fton të krijojmë të ardhmen tonë të cilën armiku është përpjekur ta shkatërrojë.

Abu Muhammed, një biznesmen arab, me një vend pune në lagjen al-Ramal në zemër të Gazës, u shpreh kështu: Tradhtia që bënë arabët duke bashkëpunuar me Amerikën dhe Izraelin çoi në respektimin e Iranit si e vetmja fuqi në botë. Ndërsa shkrimtari Eyhab Zeki, në intervistën e tij për Agjencinë e Lajmeve Tesnim, u shpreh kështu:

Isha duke pritur mesazhin e udhëheqësit; ky mesazh është përgjigje e letrave që të rinjtë arab i kanë shkruar atij dhe pavarësisht urrejtjes së mediave arabe për Iranin, lideri i Iranit tha në mesazhin e tij se qëndrimi prapa në çështjen e Palestinës është arsyeja e armiqësisë midis shtetit dhe popullit.

Eyhab Zeki vazhdoi fjalimin e tij kështu: Si qytetar arab palestinezë, për mua, Irani sot është një vend të cilit i besojnë palestinezët dhe arabët dhe armiqtë më të mëdhenj të arabëve dhe palestinezëve janë edhe armiq të Iranit.

Fjalimi i liderit të Iranit në arabisht është një lumturi e papërshkrueshme

Duke treguar kënaqësinë e ndjerë nga fjalimi i Ajetollah Khamaneit në gjuhën arabe, një tjetër i ri arab u shpreh kështu: Në deklaratën e tij, ai zbuloi interesimin e revolucionit iranian për popujt e shtypur. Udhëheqësi i Iranit ndjek këtë rrugë; bën thirrje për çlirimin e popujve pro-lirisë nga forcat e liga.

Të rinjtë arabë dhe muslimanë për shumë vite janë privuar nga një udhëheqës i mëshirshëm

Një tjetër i ri arab, Abdurrahman el-Acuri u shpreh kështu: Të rinjtë arabë dhe muslimanë për vite me radhë kanë qenë të privuar nga një udhëheqës i cili mendon për ta dhe i cili do të krijojë bindjen se ata duhet të shpëtojnë nga kolonitë sioniste dhe imperialiste si një ummet.

Më pas Abdurrahman el-Acuri e vazhdoi fjalimin e tij kështu: Kur një personalitet i fortë t'i mbështesë këta të rinj dhe t'i mbajë ata përgjegjës për vendet e tyre dhe punët e tyre, ata mund të bëjnë shumë punë dhe Ayetullah Hamanei ka dëshmuar shumë qartë se të rinjtë në Liban, Siri, Jemen dhe Iran mund të ndryshojnë të gjitha planet e armikut dhe se e ardhmja do të jetë në gjendje ta rifitojë këtë ummet dhe ta përfundojë atë me çlirimin e Jerusalemit dhe Palestinës.

Udhëheqësi iranian mbylli me kujdes plagët e arabëve

Duke deklaruar se deklaratat e liderit iranian ishin në drejtim të zgjimit arab, një vajzë e re arabe, Dea al-Shami shpreh kështu:

 Përmbajtja e deklaratave të udhëheqësit iranian dukej se po mbyllte plagët e arabëve; ashtu që kjo plagë rrjedh nga kërkimi i Amerikës për dominimin, nga praktikat e papranueshme të regjimit sionist dhe përpjekjet e saj për t'u dorëzuar në forcat brutale të qeverive arabe.

Tërheqja e Iranit nga fitneja dhe progresi konstruktiv

Al-Shami vazhdoi fjalimin e saj kështu: Mund të themi se përpjekjet ndërkombëtare dhe sioniste dhe të gjitha përpjekjet e arabëve kanë pasur për qëllim që të bëjnë përpjekjet e Iranit joefektive dhe që të frikësojnë Iranin; prania e një revolucioni me shembull pozitiv si Revolucioni Islamik i Iranit e ka bërë këtë vend të suksesshëm dhe paqësor në vitet e fundit dhe ky shembull është shembulli më i mirë për rininë arabe. Deklaratat e udhëheqësit iranian janë një tregues i qartë i interesit dhe dashurisë së tij për rininë arabe.

Udhëzimi i udhëheqësit iranian për fëmijët

Ndërsa Nezal Aliyan në një intervistë për Tasnim, u shpreh kështu: Deklaratat në gjuhën arabe të liderit të Revolucionit Islamik Iranian tregojnë së pari se Irani nuk ka armiqësi ndaj arabëve dhe madje i respekton ata, dhe një pasojë tjetër është rëndësia e rolit të të rinjve në kushtet e tanishme që këto sqarime u drejtohen të rinjve.

Aliyan vazhdoi kështu: Ai shpjegoi planin e tij për të ardhmen e të rinjve arabë, domethënë ata do të kenë një të ardhme të mirë nëse bashkojnë forcat e tyre kundër regjimit okupues, e kundërshtojnë kërkesën e Amerikës për mbizotërim dhe hedhin poshtë mosmarrëveshjet e krijuara nga armiku. Këto deklarata ndriçojnë të rinjtë për të arritur sukses dhe lumturi.



Burimi : Welayet News