Lidhja Botërore e Dijetarëve Muslimanë thekson mbështetjen ndaj Palestinës

Publikuar në Qershor 11, 2018, 7:30 p.m.

Lidhja Botërore e Dijetarëve Muslimanë ka theksuar përkrahjen e fuqishme ndaj çështjeve të Umetit Islamik, sidomos ndaj idealit të Palestinës dhe Jerusalemit, El- Kudsit të shenjtë dhe gjithashtu  shkatërrimin e plotë të bllokadës ndaj Rripit të Gazës.

Agjencia e Lajmeve IRIB njoftoi se Lidhja Botërore e Dijetarëve Muslimanë të enjten me anë të një deklarate ka kërkuar nga Umeti Islamik që të qëndrojnë përkrah popullit të Palestinës dhe të mbështesin dhe të ndihmojnë të gjithë të shpërngulurit, refugjatët, të varfërit dhe të shtypurit.     

Gjithashtu, Lidhja Botërore  i Dijetarëve Muslimanë  ka kërkuar nga shtetet islame dhe arabe që të bëjnë të gjitha përpjekjet e tyre për përmirësimin e situatës politike, shoqërore, ekonomike dhe njerëzore të Umetit Islamik dhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.



Burimi : Pars Today