Ajetullah Hamenei: Për fatin e Palestinësduhet të vendosin Palestinezët

  • Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah sejjid Ali Hamenei ka zhvilluar një takim me një grup të përbërë nga profesorë universitetesh dhe akademikë në Teheran më 10 qershor 2018. (Foto e mundësuar nga faqja leader.ir)
Publikuar në Qershor 11, 2018, 7:23 p.m.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei është shprehur se fati i palestinezëve duhet të vendoset nga vetë palestinezët, ku përfshihen myslimanë, hebrenj dhe të krishterë, të cilët kanë jetuar në territoret historike të Palestinës.

Ajetullah Hamenei gjatënjë takimi me një grup të përbërë nga profesorë universitetesh dhe akademikë në Teheran ditën e djelë “Aktualisht, demokracia është një metodë moderne, e cila është e pranuar në mbarë botën. Ne kemi thënë se për të përcaktuar fatin e shtetit historik të Palestinës, duhet t’i referohen popullit të Palestinës dhe ky propozim është regjistruar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara si opinioni i Republikës Islamike.”

Udhëheqësi shtoi se duhet të bëhet një sondazh/referandumit midis palestinezëve, të cilët kanë jetuar atje prej 100 apo 80 vitet e fundit, duke përfshirë myslimanët, hebrenjtë dhe të krishterët, qoftë edhe nëse jetojnë brenda territorit apo jashtë territoreve të pushtuara.

Lideri ka ngritur pyetjen: “Pastaj, çfarëdo që ata të vendosin [dhe të votojnë] ajo duhet bërë. A është kjo një ide e keqe? A nuk janë vendet evropiane të gatshme ta kuptojnë këtë?”

Duke iu referuar një turneu të kohëve të fundit që ka kryer kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu,  në rang evropian me anë të të cilit synonte të minonte qëndrimin dhe ndikimin e Iranit në rajon, Ajetullah Hamenei është shprehur se: “Atëherë ai shtypës [dhe njeri] i lig... vrasësi i fëmijëve shkon [në vende të tjera] dhe luan rolin e viktimës që Irani dëshiron të largojë disa miliona popullsinë tonë.”

Gjithashtu, udhëheqësi vuri në dukje faktin se “Kjo audiencë evropiane gjithashtu e ka dëgjuar atë, e tund kokën [në miratim] dhe nuk i thotë se jeni ju [izraelitët] ata të cilët aktualisht po kryejnë këto krime në Gaza dhe në Al-Kuds.”

AjetullahHamenei është shprehur se: “Në kohën e tanishme, ne jemi një vend në botë, që ka numrin më të madh të armiqve midis qeverive arrogante dhe pushteteve të pavlefshme dhe gjithashtu që ka numrin më të madh të mbështetësve në mesin e masave në shumë vende.”

Më pas udhëheqësi ka shtuar se prestigji që Republika Islamike ka në shumë vende, duke përfshirë vendet fqinje dhe të tjera, nuk përputhet me asnjë vend tjetër dhe asnjë vend tjetër nuk është aq prestigjioz dhe nuk ka aq shumë përkrahës sa ka edhe Republika Islamike.

Udhëheqësika theksuar se “Kjo është gjithashtu arsyeja pse [Republika Islamike] ka armiq të ligë dhe të vendosur.”



Burimi : Press TV