Hezbollah: Do të tërhiqemi vetëm nëse një gjë të tillë e kërkon qeveria siriane

Publikuar në Qershor 10, 2018, 5:27 p.m.

Në një deklaratë të bërë me rastin e Ditë Botërore të Jeruzalemit, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Sejjid Hasan Nasrullah tha se përveç qeverisë siriane, askush nuk mund t’a largojë Hezbollahun nga Siria.

Në një fjalim të bërë në ceremoninë e organizuar në qytetin Marun er-Ras në kufi të Izraelit, sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Sejjid Hasan Nasrullah tha se themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, Imam Khomeini e shpalli “Ditën Botërore të Jerusalemit” me qëllim që të ndikojë në ndërgjegjën e njerëzve dhe që popujt e botës të tregojnë solidaritet me Palestinën.

Pikat më të rëndësishme të fjalimit të Sejjid Nasrullahut janë këto:

Rëndësia e Ditës Botërore të Jeruzalemit

Çdo ditë po dëshmohet se sa e rëndësishme është Dita Botërore e Jeruzalemit. Sepse së pari, Jerusalemi është simbol i shenjtërisë së muslimanëve dhe të krishterëve dhe luftës me armikun. Dhe së dyti, po ndodhin ngjarje të reja lidhur me Jeruzalemin dhe Palestinën dhe armiqtë po përpiqen që të bëjnë që kjo çështje të harrohet dhe të përfundohet në favor të regjimit sionist.

Hapi i fundit i ndërmarrë në këtë drejtim është vendimi përfundimtar i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump lidhur me Jerusalemin.

Shitja e shekullit

Gjëja më e rrezikshme që ndodhi këtë vit është ajo që quhet “Marrëveshja e Shekullit”. Kjo është një tregti për të lejuar që çështja palestineze të harrohet dhe Jerusalemi me të gjitha shenjtorët e saj t’i dorëzohet sionistëve.

Dy mesazhe me zgjedhjen e Marun Er-Ras

Zgjedhja e Marun Er-Ras për një ceremoni të tillë përmban dy mesazhe simbolike. Mesazhi i parë është ky: Kjo ceremoni mbahet në kufirin e territoreve të pushtuara palestineze. Prandaj, shpreh afërsinë tonë në kohë, hapësirë dhe zemër ndaj palestinezëve.

Mesazhi i dytë është ky: Marun er-Ras është një simbol i rezistencës dhe heroizmit që luftëtarët e Rezistencës kanë treguar kundër Izraelit në Luftën e Korrikut.

Probleme e reja për Palestinën

Tani po përballemi me dy probleme të reja lidhur me Jeruzalemin dhe Palestinën. Një gjë të tillë nuk e kemi menduar gjatë 70 viteve të fundit. Kjo është që të zhvillohen teori fetare, historike dhe filozofike për humbjen kundër regjimit sionist.

Disa duan ta mbrojnë pallatin falë Amerikës dhe prandaj e njohin Izraelin.

Predikuesit dhe njoftuesit e sulltanëve thanë se pas 70 vjetësh, sionistët kanë të drejta historike dhe fetare në Jerusalem dhe duhet që Jeruzalemi t'u jepet atyre.

Intelektualët, mendimtarët, gazetarët dhe kushdo që mund të flas, duhet të pengojnë përhapjen e këtij mendimi për çështjen e Jeruzalemit.

Ata duan të dëshpërojnë brezin tonë, të ndryshojnë prioritetet tona dhe ta heqin Palestinën nga qendra e interesit dhe vëmendjes.

Lufta jonë, lufta e gjeneratave, është ekzistenca e gjeneratave të reja.

Është një shenjë shumë pozitive që të rinjtë përbëjnë shumicën dërrmuese të mijëra njerëzve që shkojnë në kufirin e Gazës.

Palestinezën gjenden nën një presion të madh për të pranuar “Marrëveshjen e Shekullit”. Por ky popull nuk tërhiqet.

Rezistenca e popullit palestinez është pika jonë e fortë në këtë luftë. Sepse, kjo rezistencë është ndikimi më themelor për ta bërë "shitjen e shekullit" të pasuksesshme.

Qëndrimi kompromitues i regjimeve të Gjirit

Shtetet e Gjirit dhe disa vende të tjera arabe, në vend që t'i ndihmojnë banorët e Jeruzalemit të qëndrojnë në qytetet e tyre, ata kanë filluar të blejnë shtëpitë e tyre.

Një qytetari të Jeruzalemit i’u janë ofruar 20 milionë dollarë për të shitur shtëpinë e tij. Kjo është një shenjë e komplotit ndaj  Jeruzalemit.

Ndihma financiare për popullit e Jeruzalemit për rezistencën e tyre është mbrojtja më e përparuar e Jerusalemit.

Detyra e të gjithë muslimanëve është që të sigurojë mbështetje financiare për popullin e Jeruzalemit për rezistencën e tyre në qytetet e tyre.

Regjimi sionist nuk ka mundur të sjellë ndonjë ndryshim të rëndësishëm në Jerusalem deri më tani. Qindra mijëra palestinezë jetojnë në Jerusalem.

Çdo vend arab i lidhur me SHBA-në dhe regjimin sionist e pengon popullin nga solidarizimi me Jerusalemin dhe Palestinën.

Mbrojtja e popullit të Jemenit ndaj Palestinës

Ndërsa arabët tradhëtuan, qytetet Sana dhe Hudaydah u ngritën në këmbë dhe treguan e kush janë arabët e vërtetë.

Pavarësisht faktit se gendet nën rrethim, Jemeni po bënë protesta për të mbrojtur Jerusalemin.

Regjimi i Bahreinit po mbron regjimin izraelit dhe po vazhdon të normalizohet me Izraelin.

Arsyeja e vërtetë e armiqësisë ndaj Iranit

Po t’u dorëzohej Irani komploteve ndaj Palestinës, nuk do të bartte armiqësinë e Amerikës, Izraelit dhe vendeve arabe.

Në boshtin e rezistencës, Irani mbështet Palestinën dhe Jerusalemin me shtetin dhe popullin e tij. Kjo është një pikë e forcës.

Unë u them atyre që shpresojnë në përmbysjes së qeverisë islame në Iran, që ju po shihni vetëm mrekulli.

Qëndrimi i Irakut për Palestinën

Ata që mposhtën ISIS-in në Irak organizuan marshin e Ditës së Jeruzalemit në Bagdad. Qëndrimi fetar i Iraku për çështjen e Palestinës ka qenë i hapur dhe i qartë që nga viti 1948, nga Muhsin el-Hekim e deri tek Ayetullah Hoi.

Ndryshimi i strategjisë së Sirisë dhe Izraelit

Sot, një pjesë e madhe e territorit sirian është siguruar. Boshti i armikut po synon qartë marrjen e disa fitoreve.

Presidenti izraelit shpresonte përmbysjen e Bashar al Assadit dhe e sheh praninë e grupeve të armatosura në interes të tij.

Por sot, regjimi sonist u detyrua të ndryshoj synimin e tij në Siri. Thotë se tani lufta në Siri ka për qëllim largimin e Iranit dhe Hezbollahut.

 O sionistë, pranojeni këtë: Ju u mposhtët në luftën për përmbysjen e Rezistencës dhe ëndrrat tuaja u tretën.

Hezbollahu do të vazhdojë të ekzistojë në Siri

Hezbollahu nuk ka ndonjë projekt të veçantë në Siri. Ne jemi këtu në kuadër të zhvillimeve në Siri.

Ne shkuam në Siri; sepse kemi kuptuar se ngjarjet në Siri janë një komplot i madh kundër këtij vendi dhe Boshtit të Rezistencës. Prania jonë në Siri është me kërkesë të shtetit sirian.

Nëse qeveria siriane mendon se Hezbollahu nuk duhet të jetë më në Siri, ne jemi të gatshëm për këtë.

Edhe nëse e gjithë bota na bënë presion që të largohemi nga Siria, ne nuk do të largohemi përderisa një gjë të tillë nuk e kërkon qeveria siriane.

Ne nuk duam të përmbysim askënd

Jerusalemi do t’i kthehet popullit të vet dhe Palestina do të jetë e lirë. Gënjeshtrat e Netanjahut nuk kanë asnjë përfitim për të.

Ne nuk duam të vrasim, të shkatërrojmë po të përmbysim dikë.

Po ju themi që të ktheheni në vendet nga keni ardhur, nëse insistoni për pushtim, do të bëhet një luftë e madhe dhe atë ditë, ne do të falim namazin në Jeruzalem.



Burimi : Yakın Doğu Haber