Gjithë forcën do t’a përdorim për t’a shkatërruar Izraelin

Publikuar në Qershor 10, 2018, 2:57 p.m.

Protestuesit në Ditën e Jeruzalemit në Iran publikuan një raport përfundimtar dhe njoftuan se: Ne do të përdorim të gjithë fuqinë tonë materiale dhe shpirtërore për të shkatërruar qelizën e kancerit të Izraelit.

Miliona pjesëmarrës në protestat e organizuara në të gjitha qytetet e Iranit për Ditën e Jeruzalemit, kanë publikuar një raport përfundimtar duke i njoftuar qëllimet e tyre.

Në këtë raport përfshiheshin këto deklarata:

E falëndërojmë Zotin e Plotëfuqishëm që na dha mundësin për të marrë pjesë në “Ditën Botërore të Jeruzalemit” së bashku me Ummetin Islam në një mënyrë entuziaste dhe revolucionare; edhe një herë po bëjmë thirrje për shpëtimin e popullit palestinezë nga fronti i fisit injorant, shtetit të rremë, vrasësve të fëmijëve dhe regjimit sionist pushtues.

Në 40 vitet e fundit, me emërimin e së premtës së fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit si Dita Botërore e Jeruzalemit nga arkitekti i madh i revolucionit islamik, Hazreti Ruhullahu, “Liria e Jerusalemit” dhe “Çlirimi i popullit palestinez” u bënë temë me interes në botë dhe pas dështimit të ëndrrës për “sundimin e Nilit dhe Eufratit” dhe “Projektit të Madh të Lindjes së Mesme”, sionizmi dhe fronti kolonial i’u drejtuan komploteve të reja si “Marrëveshja e Shekullit” dhe shpallja e Jeruzalemit si kryeqytet i regjimit sionist.

I deklarojmë botës qëndrimin tonë me thirrjet “Allahu Ekber” dhe “Udhëheqësi Khamenei” me pjesëmarrje në protestat e bëra për Ditën Botërore të Jeruzalemit të cilat u bënë shenjë e zgjimit të rezistencës palestineze dhe të popullit musliman:

1 - Ne e pranojmë si një vlerë të madhe mbështetjen e Imam Khomeinit ndaj “Lirisë së Jeruzalemit të Shenjtë”,  “Çlirimit të popullit të shtypur dhe të pambrojtur palestinez nga kolonizimi i regjimit sionist" si dhe shkatërrimit të qelizës së kancerit të Izraelit dhe do të shfrytëzojmë të gjitha forcat tona materiale dhe shpirtërore për të përmbushur këtë detyrë të madhe fetare dhe revolucionare.

2 - Ne e dënojmë ashpër hapin e gabuar dhe të jashtëligjshëm të presidentit amerikan Donald Trump për lëvizjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem dhe njohjen zyrtare të Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit dhe mbështesim çlirimin e Jeruzalemit dhe popullin musliman dhe të shtypur palestinez dhe e shohim këtë çështje si çështjen më të rëndësishme të botës islame dhe dënojmë çdo përpjekje për t’a harruar apo ndryshuar këtë prioritet.

3 - Ne e dënojmë komplotin e njohur si “Marrëveshja e Shekullit” dhe dëshirojmë t'i japim botës këtë mesazh: E vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjen palestineze është “të kthehen palestinezët në shtëpitë e tyre” dhe “të bëhet një referendum në një mjedis të lirë pa presion për të përcaktuar të ardhmen e vendit”.

4 - Ne e shohim Palestinën si një pikë kyçe të mirëqenies, bashkimit dhe solidaritetit mes bashkësisë islame përballë komploteve që regjimet koloniale kanë bërë me qëllim për të mbrojtur regjimin sionist vrasës të fëmijëve dhe pritet nga dijetarët e fesë, udhëheqësit e komunitetit dhe institucionet islame, veçanërisht "Universiteti al-Ezher” dhe “Dijetarët e Hixhazit” që të dënojnë komplotet e Amerikës, regjimit sionist dhe mbështetësve të tyre brenda dhe jashtë rajonit si dhe të liderëve arab të cilët normalizojnë marrëdhëniet e tyre me regjimin sionist dhe kështu t’i përmbushin deyrat e tyre historike.

5 - Mirëqenja, uniteti dhe bashkimi i grupeve palestneze kundër regjimit sionist është i domosdoshëm për “çlirimin e Jeruzalemit” largimin e pushtuesve nga tokat e shenjta; Ne mbështesim "linjën e intifadës dhe rezistencës” dhe dënojmë fuqishëm kolonizmin hebre në territoret e pushtuara dhe përpjekjet e tyre për të shkatërruar identitetin historik dhe kombëtar të popullit palestinez dhe duam që organizatat ndërkombëtare dhe rajonale të shfaqin haptaz qendrimin e tyre dhe të ndalojnë këtë komplot të rrezikshëm.

6 - Mposhtjen e ISIS-it dhe terroristëve në Irak dhe Siri pavarësishtë mbështetjes së pandërprerë të Amerikës, Izraelit dhe aleatëve të tyre ndaj luftës kundër popullit të shtypur dhe revolucionar të Jemenit dhe Bahrejnit, e shohim si një arritje të madhe të frontit të rezistencës islamike dhe deklarojmë se së bashku me ummetin islam, nuk do të lejomë që armiqtë e Islamit të nxisin fitne në mes të muslimanëve dhe të sakrifikojnë kapacitetin revolucionar të botës islame në interes të pushtuesit të Jerusalemit.

7 - Ne e shohim Amerikën si “shejtan të madh” ,”tagut të madh” dhe “armik numër një” dhe dënojmë Shtëpinë e Bardhë për tërheqjen nga marrëveshja bërthamore dhe zbatimin e sanksioneve të reja mizore dhe kërkojmë nga qeveria dhe negociatorët bërthamorë me evropianët që duke i marrë parasysh rrethanat dhe pikëpamjet strategjike të Udhëheqësit të Revolucionit Islamik dhe duke marrë masat dhe vendimet e nevojshme në mënyrë të ndërgjegjshme, të mbrojnë interesat e Republikës Islamike të Iranit.

8 - Kërkesa jonë nga forcat e armatosura, autoritetet, institucionet ushtarake dhe figurat dhe dijetarët e shquar të shoqërisë është kjo: Ne duam që “rrugën e revolucionit islamik” të përcaktuar nga Udhëheqësi i Revolucionit Islamik ata t’a synojnë si garanci për vazhdimin e arritjeve dhe zhvillimit të vendit dhe shpëtimit të tij nga problemet ekonomike dhe sociale dhe që të shpëtohemi nga të gjitha llojet e fatkeqësive dhe dobësive, me ndihmën e Zotit dhe me mbështetjen e plotë të popullit.

9 - Kërkojmë që të gjitha institucionet dhe lëvizjet e ndryshme të përmbushin detyrat e tyre historike kundër komploteve të armikut në mënyrë të ndërgjegjshme dhe duke i mbrojtur interesat kombëtare të mposhtin komplotet e armikut.

Selam alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu



Burimi : Rast Haber