Si ummet islam, ne nuk mund t’i pranojmë ato që kanë ndodhur në Jeruzalem

Publikuar në Qershor 10, 2018, 2:40 p.m.

Duke theksuar rëndësinë e Ditës Botërore të Jerusalemit, udhëheqësi i Lëvizjes Ansarullah të Jemenit tha: ‘Arsyeja për armiqësinë e disave kundër Iranit është se ky vend nuk i nënshtrohet Amerikës dhe e mbështetë rezistencën libaneze dhe palestineze.’

Në një fjalim të bërë me rastin e Ditës Botërore të Jeruzalemit, udhëheqësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit, Abdul Malik al Houthi u shpreh kështu: ‘Një komb që nuk kujdeset për të shenjtat e tij është një komb i dobët dhe i mbaruar. Neglizhenca që është bërë në çështjen e xhamisë Al Aksa dhe Jerusalemit nënkupton një neglizhencë të bërë për shkak të unitetit të ummetit.

Ajo çka dëshiron Amerika dhe Izraelit është që të sundojë mbi njerëzimin. Ne jemi brenda një lufte vendimtare. Nëse ne e neglizhojmë këtë çështje, nënkupton se po neglizhojmë edhe parimet tona. Jemeni është brenda një lufte pavarësie dhe lirie dhe ne e shohim këtë luftë si një luftë vendimtare për fatin.

Si ummet islam, ne nuk mund t’i pranojmë ato që kanë ndodhur në Jeruzalem. Ato qëkanë ndodhur në Jemen dhe Bahrein dhe ato që kanë ndodhur në të gjithë botën janë vazhdimi i ngjarjeve në Palestinë. Lufta në Jemen dhe shtypja e popullit të Bahreinit si dhe ngjarjet që ndodhën në Siri dhe Irak janë në interes të SHBA-së dhe Izraelit.

Marrëdhënia e regjimit saudit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe me SHBA-në është të synojë dhe të sundojë ummetin. Besnikëria e Emirateve të Bashkuara Arabe për Amerikën dhe Izraelin është tradhti ndaj ummetit. Dominimi gjeografik është ende i kufizuar dhe ummeti mund ta marrë atë përsëri, por rreziku i vërtetë është dominimi ndaj njeriut. Ajo që Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe disa vende arabe bëjnë në Jemen është shërbim për Amerikën dhe Izraelin. Marrëdhëniet e regjimit saudit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe me Amerikën dhe Izraelin janë pjesë e luftës kundër ummetit.

Qëllimi i luftës në Jemen është që ky vend të gjunjëzohet ndaj Amerikës dhe Izraelit. Arsyeja për armiqësinë e disave kundër Iranit është se ky vend nuk i nënshtrohet Amerikës dhe e mbështetë rezistencën libaneze dhe palestineze. Palestina dhe xhamia Al Aksa janë çështje të konfliktit.

Arabia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe luajnë një rol shkatërrues në rajon dhe këto dy vende janë në proces të lëvizjes drejt Marrëveshjes së Shekullit. Armiqësia e regjimit saudit me Hezbollahun e Libanit është e lidhur me kërkesat e Amerikës. Arabia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po ndjekin rrugën e Amerikës. Lufta e sotme është një betejë midis fraksionit dhe frontit çlirimtar, dhe kjo luftë nuk ka ndonjë të tretë.

Problemi i regjimit saudit me Hezbollahun është roli i madh i Hezbollahut në luftën kundër Izraelit dhe planeve të tiranëve. Mediat saudite po veprojnë në dobi të Izraelit dhe në drejtim të dëmtimit të Frontit të Rezistencës. Për të mbështetur fitnen, Amerika dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po shpenzojnë miliarda. Boshti i rezistencës është një bosht i fortë në këtë fazë. Ne jemi të gatshëm që të sakrifikojmë për të mos qenë skllevër dhe të jemi të lirë.

Dita Botërore e Jeruzalemit është dita e vetëdijes dhe ai që nuk lufton me armiqtë e xhamisë Al Aksa nuk është me xhaminë Al Aksa.’



Burimi : Rast Haber