The Guardian cenzuron karikaturën ‘anti hebrenje’

Publikuar në Qershor 9, 2018, 1:35 p.m.

U zbulua se gazeta angleze The Guardian ka cenzuruar karrikaturën e karrikaturistit Steve Bell, me arsyetimin se ishte ‘anti hebrenje‘.

Sipas lajmit të web faqes Huffingtonpost, The Guardian nuk e ka publikuar karrikaturën e Bellit në të cilën ai vizatoi kryeministreshën e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May së bashku me homologun e saj izraelit, Benjamin Netanjahu, duke e djegur në shporet infermierën Rezzan en-Neccar, të vrarë nga ushtarët Izraelit.

Gazeta nuk e publikoi këtë karrikaturë të Bellit me arsyetimin se shporeti i referohej ‘gjenocidit të hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore dhe ishte anti-hebre’.

‘NUK E KUPTOJ’

Në deklaratën e bërë web faqe, Bell u shpreh: “Nuk e kuptoj se si shporetët, furrat, gjenocidi dhe gjërat e tjera anti-naziste mund të përfshihen në kritikat e karrikaturës.” Bell i cili tha  se duke e vizatuar karrikaturën nuk e kishte menduar asnjërën nga këto, shtoi se: “Nuk kisha ndonjë qëllim që të përziej çështjen e vrasjes masive të hebrenjve në Evropë me Gazën.”

Cenzurën e karrikaturës së tij, Bell e cilëson si një ‘fijasko’.

Infermierja vullnetare, 21 vjeçarja Rezzan en-Neccar, e quajtur nga palestinezët si ‘engjull ndihmës’, u vra ditën e premte, si rezultat i zjarrit të hapur nga ushtarët izraelit gjatë protestave paqësore të organizuara në kufirin e Gazës.

Netanjahu u takua me Theresa May në Londër, ku erdhi dje pas Gjermanisë dhe Francës.



Burimi : Sputnik News