Imam Khomeini u bë shkak për emërimin e Ditës së Jeruzalemit

Publikuar në Qershor 9, 2018, 1:13 p.m.

Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Global të Dijetarëve të Rezistencës, sheikh Mahir Hammud tha se arritjet e rezistencës kundër regjimit sionist izraelit dhe mbrojtja e të drejtave dhe të vërtetës së popullit iranian deri në fund si dhe vetëdija dhe përceptimi i të ndjerit Imam Khomeinit mbi çështjen palestineze, çuan në emërtimin e Ditës Botërore të Jerusalemit.

Duke folur për televizionin el-Alem, Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Global të Dijetarëve të Rezistencës, sheikh Mahir Hammud tha se emërimi i njërës prej ditëve të muajit të shenjtë të Ramazanit si Dita Botërore e Jeruzalemit, bëri që çështja e Jerusalemit dhe Palestinës të bëhet një nga ditët më të shenjta gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Global të Dijetarëve të Rezistencës, sheikh Mahir Hammud tha se sllogani ‘Dita Botërore e Jeruzalemit’, i shpallur nga themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, Imam Khomeini, është i ndryshëm nga të gjitha sloganet politike dhe se ky sllogan ka mundur të qëndrojë përballë komploteve ndërkombëtare dhe presionit të vendeve arabe si dhe deklaroi se disa prej regjimeve arabe kanë pasur ndikim në sjelljen e Amerikës në një fazë të tillë që t’a njoh Jeruzalemin si kryeqytetin e regjimit pushtues të Izraelit dhe se izraelitët nuk kanë pasur fare sukses në 70 vitet e fundit, por ata arritën sukses së bashku me partneritet arab dhe islamik.



Burimi : Rast Haber