Selakoviq: Nëse Kosova bllokon dialogun me Serbinë, kjo shkonë në favor të saj

Publikuar në Qershor 8, 2018, 2:29 a.m.

Sekretari i Përgjithshëm i presidentit të Serbisë Nikolla Selakoviq ankohet për refuzimin e Prishtinës për të mos e vazhduar dialogun e përbashkët, por edhe ia shtonë se “nuk është asgjë e re. “Ajo që është e re këtu, është fakti se paraqitja e rreme apo cinike nga ana e Prishtinës kësaj here është shoqëruar me dhunë ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë”, ka thënë Selakoviq.

Sipas Nikola Selakoviqit është e rëndësishme që Ambasada amerikane e ka karakterizuar sulmin ndaj serbëve si një akt të dhunshëm.

“Është e rëndësishme të vazhdojë dialogu i cili siç duket nëse bllokohet shkon në favor të Prishtinës. Unë shpresoj që sot ose nesër të caktohet një datë e re për dialogun në Bruksel”. Selakoviq ka theksuar se pala kosovare do të bëj gjithçka për të ushtruar presion ndaj presidentit serb.“Unë kam besim tek ai dhe qytetarët e Serbisë duhet të kenë, pavarësisht presioneve, ai din se si duhet marrë vendime në interes të shtetit dhe të kombit. Serbët në Kosovë nuk kanë aleat më të mirë se Vuçiq që i kupton problemet dhe lufton për zgjidhjen e tyre”.