Hezbollahu gjer në fitoren e plotë nuk do të tërhiqet nga Siria

Publikuar në Qershor 8, 2018, 2:23 a.m.

Kryetari i parlamentit libanez, Nabih Beri nga lëvizja Amall, partnerit të koalicionit me Hezbollahun, në intervistën për Sputnikun ka komentuar çështjen e zgjidhjes së konfliktit sirian, bashkëpunimit në mes Libanit dhe Iranit si dhe transferimit të ambasadës amerikane në Jerusalem.

“Sa i përket Hezbollahut në Siri, ai atje është sikur në vendin e tij. Po të mos ishte Hezbollahu në Siri, ISIS-i do të ishte këtu në Liban”, ka deklaruar kreu i parlamentit libanez Nabih Beri. Kreu i parlamentit libanez ka theksuar se Libani dhe Siria janë” bineq”, pasi që në Liban jetojnë 1,5 milion refugjat sirian.”Ne nuk i konsiderojmë  ata  të huaj. Çdo gjë çka ndodh në Siri ndikon edhe në Liban”, ka theksuar Beri.

“Lëvizja libaneze Hezbollah dhe Irani nuk do të lëshojnë Sirinë gjersa vendi nuk do të çlirohet plotësisht nga terroristët dhe nuk e kthen integritetin e saj territorial”, ka deklaruar Nabih Beri. Trupat iraniane prezentë në Siri janë me kërkesë të udhëheqjes siriane, sikurse forcat ajrore ruse, gjersa SHBA-të të cilët kërkojnë tërheqjen e Hezbollahut dhe Iranit, i kanë shpërndarë forcat e veta në Siri pa lejen e qeverisë siriane.

“Besojë se pa bisedime në mes Rusisë, SHBA-së, Turqisë, Iranit, Arabisë Saudite, Egjiptit dhe një shteti evropian, çoftë ajo Franca apo ndonjë shteti tjetër evropian, është e pamundshme të zgjidhet kriza siriane. Zgjidhja politike nuk mund të arrihet pa miratim në mes palëve”, ka thënë Beri.

Franca nuk ka kërkuar nga Libani të ndërmjetësoj në organizimin e bisedimeve për Sirinë në mes shteteve rajonale, ka thënë Beri.”Libani nuk luan kurrfarë roli në këtë temë. Natyrisht, ne do të mund të kemi dobi nga zgjidhja e krizës në Siri, por ne nuk mund të imponojmë vendim”, ka thënë Beri në pyetjen se a ka kërkuar Franca ndihmën e Libanit për organizimin e bisedimeve rajonale për Sirinë.

Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë kërkuar nga Libani as që të ndihmojë në vendosjen e kontakteve me presidentin sirian Bashar al Asad, ka shtuar kryetari i parlamentit libanez.”Jo. Kjo do të ishte ngjarje e jashtëzakonshme në histori. Mendoj se nuk ekziston diç e tillë,... në atë nivel”, ka thënë Beri në pyetjen e shtruar nga gazetari se a ka kërkuar Washingtoni ndihmë nga Bejruti për të lidh kontakt me Iranin.



Burimi : Logično