Përkujtohet Imam Humejni në përvjetorin e vdekjes në vende të tjera

Publikuar në Qershor 7, 2018, 2:14 a.m.

Në përvjetorin e 29-të të vdekjes  të themeluesit të Revolucionit Islamik të Iranit, Imam Humejni, disa ceremoni janë mbajtur në vende të ndryshme për të përkujtuar Imamin dhe të nxjerrë në pah mendimet e tij.

Ceremonia përkujtimore në zyrën e Atasheut për Kulturë të Iranit në Ankara u ndoq nga pasuesit e Imam Humejnit nga Irani, Turqia dhe vende të tjera.

Ngjarje të ngjashme përkujtimi u mbajtën edhe në Konsullatën e Përgjithshme të Iranit në qytetet turke, në Stamboll , Trabzon dhe Erzurum.

Gjithashtu, zyra e atesheut për kulturë e Iranit në Malajzi ka mbajtur një mbledhje përkujtimore, ku morën pjesë ambasadori i Iranit në Kuala Lumpur, Marziyeh Afkham.

Në një ngjarje të mbajtur në përvjetorin e Imam Humejnit në kryeqytetin e Republikës së Azerbajxhanit, Baku, atasheu kulturor i Iranit, Asghar Farsi ka folur para një numëri të dijetarëve të Azerbajxhanit mbi veçoritë  dhe mendimet e Imam Humejnit. Takimi u organizua nga Lidhja e Shkrimtarëve të Azerbajxhanit, ‘Kalam’.

Një tjetër tubim përkujtimor u mbajt të hënën në kryeqytetin e Irakut në  Bagdad, ku morën pjesë një numër i dijetarëve të Irakut dhe pasuesit e liderit Iranian, Imam Humejnit.

Imam Humejni ishte udhëheqës i Revolucionit Islamik të vitit 1979 të Iranit , nga ky revolucion u përmbys mbreti, shahu i Iranit, Muhammed Riza  Pahlavi,  mbreti i fundit i Iranit.

Imam Humejni  vdiq më 3 qershor 1989, në moshën 87 vjeçare.



Burimi : IRNA