Deputeti i Afganistanit: Imam Khomeini (ra) është baza e rezistencës kundër shtypësve

Publikuar në Qershor 5, 2018, 4:04 a.m.

Duke deklaruar se e mbështetë Palestinën dhe Jeruzalemin, deputeti i Afganistanit tha se Imam Khomeini (ra) ka qenë  gjithmonë një personalitet i denjë me rezistencë dhe vendosmëri kundër shtypësve dhe regjimit pushtues izraelit.

Në një intervistë të bërë për agjencinë e lajmeve Tasnim, një nga deputetët e Ehli Sunetit të Afganistanit, Abdurrahman Rahmani u shpreh kështu: ‘Përderisa në Afganistan, Palestina mbështetet me përgjegjësi nga muslimanët dhe shtetet islame, Imam Khomeini ka qenë bazë e rezistencës dhe një personalitet revolucionar kundër shtypësve, veçanërisht Izraelit.

Xhamia al Aksa,  el-Mesxhid en- Nebevi (Xhamia e Profetit) si dhe el-Mesxhid el-Haram (Xhamia e Shenjtë) duhet të mbrohen në mënyrë të barabartë për shkak se kanë një vend të rëndësishëm tek muslimanët.

Politikat e vendeve arabe muslimane, sidomos ato të Al Saud kundër Jeruzalemit, janë politika për t’u kritikuar.

Imam Khomeini (ra) ishte një lider shumë i vlefshëm revolucionar që qëndronte kundër të gjithë shtypësve dhe të pafeve.

Në vend që të dënojnë sulmet ndaj Jerusalemit, vendet islamike, veçanërisht udhëheqësit e Al-i Saudit e shohin Jeruzalemin si një kufi të përbashkët midis Palestinës dhe popullit izraelit, dhe ky është një gabim i madh dhe i rrezikshëm.

Përgjatë historisë, këto politika të njëjta të gabuara kanë inkurajuar pushtuesit dhe mbështetësin e tyre më të madh, Amerikën, që të pushtojnë dhe sulmojnë më shumë.’

Dijetari i Ehli Sunetit, Rahmani duke iu referuar emërimit të së premtës së fundit të muajit të Ramazanit nga Imam Khomeini, si Dita e Jeruzalemit, u shpreh kështu: Në Ditën e Jeruzalemit duhet të sigurohet një koordinim ndërmjet vendeve islamike. Në të njëjtën kohë, të gjitha vendet islame, së bashku me Kombet e Bashkuara, duhet të marrin vendime për të ndërmarrë hapa praktikë për të dënuar pushtimin e Jerusalemit dhe për të shpëtuar Palestinën.’

Mbrojtja e vlerave islamike është detyrë për të gjithë muslimanët.

Duke theksuar kthimin e mësimit të fesë islame, deputeti i Afganistanit tha se Zoti mbronë Qaben, el-Mesxhid en- Nebevin dhe xhaminë al Aksa.

Rahmani gjithashtu deklaroi se respektimi i Jerusalemit është një detyrë fetare dhe se mbrojtja e tij është një vijë e kuqe dhe çështje e përbashkët e të gjithëve.

Në fund të intervistës së tij, Rahmani theksoi se heshtja e vendeve islamike, veçanërisht e Al-i Saudit, përballë çështjes palestineze, tregon humbjen e tyre dhe shtoi se: ‘Heshtja kundër regjimit sionist është një dështim i madh për vendet islamike dhe për këtë arsye, është e nevojshme që në kushtet aktuale, muslimanët të shprehin urrejtjen ndaj regjimit izraelit dhe mbështetësit të vrasjeve të tyre, Amerikës.’



Burimi : Tasnim News Agency