Dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore, shkelje e zotimeve dhe veprim në dëm të Uashingtonit

Publikuar në Qershor 4, 2018, 7:12 p.m.

Kryetari i Republikës Islamike të Iranit daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore e ka cilësuar shembull të qartë të sjelljes amerikane dhe shkeljes së zotimeve të tyre ndërkombëtare ndërkohë që ky veprim është një fitore me vlerë për popullin e Iranit.

Kryetari i Iranit, Hassan Ruhani në një takim me dijetarë dhe përfaqësues të muslimanëve sunnitë në Iran ka thënë:

Sot as amerikanët nuk kanë ndonjë pretekst për të ushtruar presione kundër Iranit pasi Irani ka zbatuar të gjitha zotime e tij dhe ka respektuar Bashkësinë Ndërkombëtare ndërkohë që pala tjetër duke dalë nga marrëveshja bërthamore, ka shkelur normat dhe dispozitat ndërkombëtare.    Amerikanët për herë të parë në një lëvizje politike në kohën kur dëshironin të dënonin popullin e Iranit u përballën me kundërshtimin e fortë të të gjitha vendeve të botës përveç disa vendeve të vogla dhe kjo është fitore e madhe për popullin e Iranit.

Kryetari i Iranit , Hassan Ruhani gjithashtu përmendemi kundërshtimin që vendet e botës i kanë bërë politikave të Amerikës kundrejt çështjes palestineze dhe Jerusalemit (el-Kudsit në Këshillin e  OKB-së dhe tha:

Plani amerikan kundër popullit të  Gazës në KS të OKB mori vetëm një votë pro gjë e cila konsiderohet sukses i madh për muslimanët dhe rajonin.   Kryetari i Republikës Islamike të Iranit në një pjesë të fjalimit të tij tha:

“Sot më shumë se kurdoherë tjetër lind nevoja për unitet dhe se bashku të përballemi me sfidat e reja të armiqve të popullit të Iranit.  



Burimi : Pars Today