Senatori rus: Kundërshtimet e Arabisë Saudite nuk do të ndikojnë në planin tonë për dërgimin e S-400 në Katar

Publikuar në Qershor 4, 2018, 7:08 p.m.

Nënkryetari i Komitetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë së Rusisë, Aleksey Kondratyev tha se planet e Rusisë për dërgimin e sistemit të mbrojtjes raketore S-400 në Katar nuk do të ndikohen nga kundërshtimet e Arabisë Saudite. Sipas tij, në qëndrimin e Riadit ka ndikim edhe presioni i SHBA-së.

Kondratyev i cili foli për Sputnik, u shpreh: “Rusia dëshiron të kujdeset për interesat e veta, të dërgojë S-400 në Katar dhe të sjellë para në buxhetin e shtetit. Kundërshtimet e Arabisë Saudite nuk kanë lidhje me këtë çështje, dhe planet e Rusisë nuk do të ndryshojnë. Është e qartë se Riadi luan një rol mbizotërues në rajon, por Katari do të ketë përparësi, duke marrë sistemet S-400 nga Rusia. Për këtë arsye qëndrimi i Arabisë Saudite është i kuptueshëm.”

‘SHBA-JA NUK DËSHIRON TË HUMBASË TREGUN NË RAJON’

Kondratyev tha se Uashingtoni ka nxitur Riadin që të kundërshtojë marrëveshjen midis Moskës dhe Dohës. Kondratyev tha se: “SHBA-ja nuk dëshiron të humbasë një treg shumë fitimprurës të armëve në rajon dhe do të vazhdojnë të ushtrojnë presion ndaj sauditëve lidhur me këtë.”



Burimi : Sputnik News